• Tirane, ofroj vend pune Lider i Kujdesit me Baze Familjen

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për vendin e lirë në pozicionin:


Lider i Kujdesit me Baze Familjen (FBC)
ne Programin e SOS Fshatit te Femijeve, Tirane


Kriteret e kërkuara:

  • Te kete perfunduar studimet e larta per Pune Sociale/ Psikologji (preferohet Master ne fushat perkatese)
  • Te kete te pakten 5 vjet eksperience pune ne fushen e kujdesit alternativ te femijeve / te rinjve
  • Interes per te punuar me femijet dhe te rinjte ne kujdesin alternativ
  • Te kete njohuri shume te mira mbi ligjin aktual te mbrojtjes se femijeve dhe te drejtat e femijeve dhe sistemit social ne Shqiperi
  • Gadishmeri per angazhim afatgjate
  • Te zoteroje gjuhen Angleze

Personi duhet te kete:

  • Aftesi shume te mira menaxheriale
  • Aftesi te marre vendime dhe te menaxhoje situatat konfliktuale
  • Aftesi per te mbeshtetur stafin ne zhvillimin e tij
  • Aftesi per te ndertuar grup pune efektiv
  • Aftesi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje
  • Aftesi te punoje nen stres; aftesi te mbaje nje balance te mire midis punes dhe jetes
  • Aftesi organizative
  • Fleksibilitet
  • Pergjegjshmeri dhe korrektesi


Përgjegjësitë kryesore te Liderit te FBC:

  • Siguron cilesine e kujdesit ndaj femijeve dhe te rinjve sipas modelit te SOS;
  • Siguron zhvillimin e punonjesve nen varesi dhe drejton dhe mbeshtet cdo SOS Nene per sigurimin e mireqenies se familjes se saj;
  • Drejton dhe mbeshtet liderat e komuniteteve rinore dhe nxit lidhjet e forta midis familjeve SOS dhe liderave rinore si dhe punonjesve te kujdesit me baze familjen.
  • Siguron qe te drejtat e femijeve dhe te rinjve njihen dhe respektohen. Te drejtat dhe shqetesimet e tyre jane thelbi i punes se tij.
  • Eshte pergjegjes per implementimin e politikave, manualeve standarteve dhe udhezimeve te organizates, implementimin e sistemeve administrative duke nxitur perdorimin eficent dhe ne menyre te pergjegjeshme te burimeve financiare dhe aseteve te fshatit.
  • Merr pjese aktive ne procesin e planifikimit strategjik, vleresimin dhe kontribuon ne menyre aktive ne zhvillimin e metejshem te programit SOS
  • Nderton partneritet me komunitetin dhe autoritetet vendore.

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.05.2016 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al dokumentat e meposhtme:

1.Curriculum Vitae;
2.Letër interesi;
3. Reference pune


Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top