• Kërkimi i tregut si përmirësues i përformancës së kompanisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTIT), do të organizoje trajnimin :
“Kërkimi i tregut si përmirësues i përformancës së kompanisë”
20-21-22 Prill 2016 ora 16:00 – 19:30.
Ky trajnim do të përfshijë diskutime konceptuale mbi kërkimin marketing dhe kërkimin e tregut si edhe shembuj praktikë të tyre. Në praktikë, kërkimi i tregut përdoret nga organizatat për ta ndihmuar vendimmarrjen manaxheriale në lidhje me tematika të ndryshme të orientuara nga tregu. Trajnimi do ti orientojë pjesëmarrësit se si ta kuptojnë kërkimin e tregut, si të analizojnë rezulatet e tij dhe si të mund të realizojnë një kërkim të aplikuar në treg me qëllim arritjen e objektivave që lidhen me vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin e përditshëm në terren. Kërkimi i tregut nëse konceptohet në mënyrën e duhur dhe përdoret në kohë, mund ta rrisë ndjeshëm performancën e njësisë për interes të së cilës ai aplikohet.

Lektore për këtë Trajnim do të jetë Znj.Reila Bozdo.

Dr. Reila Bozdo është diplomuar në vitin 2005 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në Administrim Biznesi/Marketing dhe ajo ka një diplomë në Master në Administrim Biznesi nga Insitute Universitaire Kurt Bosch, në Sion të Zvicrës. Në vitin 2015, ajo u bë Doktore e Shkencave nga Universiteti i Tiranës.
Zonja Bozdo është ligjëruese në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, që nga viti 2006. Ajo është angazhuar për më shumë se 13 vjet në fushën e marketingut të aplikuar (hulumtimit të marketingut, komunikimit të marketingut) dhe marrëdhëniet me publikun.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni mbi Formularin e Aplikimitdhe Programin.

Afati i fundit i aplikimit është data 19 Prill 2016.

Ky trajnim kushton 70 euro, ku janë të përfshira të gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.

Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 6 Tiranë.

Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.

Kontakt

Ornela Sulce

Kordinatore Trajnimesh

Tel: + 355 45 800 934
Cel: + 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top