• Tirane, ofroj vend pune Shitese

Kompania është në kërkim të një kandidati I cili duhet ta dojë punën me njerëzit, të dojë të bashkëpunojë me klientët dhe t’I udhëzojë ata për zgjidhjen më të mire të mundshme.Ajo duhet të përfaqësojë tërë kujdesin e kompanisë përballë klientit.

Qëllimi i pozicionit të punës:
Të ofrojë ndihmë dhe shërbim të shkëlqyeshem ndaj klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Mirëpret me profesionalizëm çdo klient që interesohen për produktet.
2. Kupton nevojën e klientit duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesat e klientit.
3. Ndihmon klientët në gjetjen e produktit që kërkon dhe në zgjidhjen optimal për të.
4. Këshillon klientët dhe u përgjigjet kërkesave të tyre me përkushtim maksimal.
5. Përmbyll shitjen e produkteve që plotësojnë nevojat e klientit.
6. Komunikon me eprorin për ta informuar mbi nevojat e klientëve.
7. Informon me detaje turnet pasardhëse mbi porositë e lëna pezull apo mbi takimet e mundshme me klientë.
8. Kujdeset për dyqanin që të jetë i pastër, I rregullt dhe çdo artikull të jetë ne vendin e duhur.
9. Të njohë në mënyrë perfekte produktet, gamën dhe çmimet.
10. Të jetë e hapur ndaj ndyshimeve nëpërputhje me politikat e biznesit.
11. Detyra shtesë që nevojiten apo kërkohen gjatë ditës.

Kualifikimet:
1. Pa angazhime shkolle.
2. Eksperienca të ngjashme pune në sektorin e shitjeve.
3. Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh.

Aftësitë profesionale:
1. Të njohë në mënyrë perfekte produktet dhe cilësinë e tyre.
2. Të jetë e aftë dhe e gatshme për të punuar çdo ditë.
3. Të pëlqejë punën dhe njerëzit.
4. Të ketë sjellje profesionale dhe të sjellshme.
5. Të jetë gjithnjë aktive.
6. Të jetë e rrjedhshme në komunikim.

Mosha: 18-30 vjec


CV mund ti dergoni ne adresen tone te e-mailit: info@berlintexx.al
info@berlintexx.al
 


Apply
Back
Top