• Vlore, jap me qera apartament panoramik, 2+1, 72 m² (Himare, buze detit)

Cmimi Euro
50
attachment.php


Apartament ne HIMARE.

Apartament pushimi në bregdetin e mrekullueshëm të Himarës, i cili laget nga ujrat e kristalta dhe të thella të detit Jon.
Apartamenti ka një sipërfaqe 72 m2,
është i përbërë nga dy dhoma gjumi, njëra me krevat matrimonial, tjetra me dy krevate tek, si dhe të pajisura në mënyrë bashkohore, me të gjitha orenditë e nevojshme për ju dhe familjen tuaj.
Po ashtu ka nje Sallon të mobiluar këndshëm, me kolltuqe në formë këndi të hapshëm,
TV me DigitAlb satelitor si dhe me AIR CONDITIONER për të gjithë apartamentin.
Kuzhina e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për gatimin dhe servirjen.
Banjo konforte me kabine dushi, ujë të rrjedhshëm gjatë gjithë kohës, WC, bide, lavaman, pasqyrë, tharëse flokësh, lavatriçe etj.

Ballkon panoramik mbi plazhin e bukur të Maraçit, me tendë për mëngjese dhe dreka të paharruara.
Gjithashtu nga ballkoni mund të shikoni me sy të lirë Korfuzin, ishujt e vegjël të Greqisë si dhe perëndimin e mrekullueshëm të diellit.
Shtëpia ku është apartamenti gjëndet mbi një gji të mrekullueshëm me gjatesi 300 ml e gjerësi prej 90 ml, të përbërë nga rërë e trashë e e imët, i kufizuar nga shkëmbij të thepisur dhe nga një det fantastik me ujra të pastërta me ngjyrë blu.
E gjëndur buzë rrugës kryesore vetëm 200 m larg qëndrës së qytetit , shtëpia ndodhet në një zonë fantastike mbi një kodër të gjelbërt me pamje ballore nga deti,
70-80 ml distancë nga bregu, dhe i rrethuar nga një luginë me plantacione gjithmonë të gjelbëruara ullinjsh përbri plazhit.

Kaloni një fundjavë të këndshme ose një periudhë të gjatë relaksi pranë brigjeve të Jonit.
Në apartament mund të akomodohen një familje ose dy, të përbera nga 4 deri 6 persona gjithsejt, nga të cilët 4 persona të rritur dhe 1 ose 2 fëmijë.
Në apartament nuk lejohen kafshë si qen, mace etj.

Apartamenti jepet me qira, minimumi 10 ditë në muajt Maj, Qershor dhe Shtator si dhe me 15 ditëshe 1 - 15 dhe 16 - 30 të muajit për periudhën Korrik, Gusht etj.
Në këtë vënd fantazitë tuaja bëhen realitet.

Për foto rreth shtëpisë në Himarë, hapsirat dhe komoditetin e saj mund të shikoni (15 Foto të ndryshme) në Linkun e më poshtëmë:
https://www.dropbox.com/sh/rlw0izulzn942xg/rZQ3app7zT?m

Për rezervime mund të na kontaktoni në numrin e mob.
Cel. ++355 0684053845
ose ++355 4 2367204
email ilir_brace@yahoo.com
ibrace@akafp-al.org
 


Contact WhatsApp
Back
Top