• Takime të Hapura - ProCredit Onboarding Process 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021

pcb_logo_banner.png



Takime të Hapura ProCredit Bank– Mundësi Punësimi ProCredit Onboarding Process 01 N
ëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021

ProCredit Onboarding Process, është një mundësi punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit.
Procesi "Onboard" është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Të gjithë punonjësit e rinj kalojnë përmes të njëjtit proces përzgjedhje.
Kandidatët të cilët përfundojnë me sukses procesin e përzgjedhjes i ofrohet një kontratë pune dhe marrin pjesë në një proces gjashtë mujor “Onbording” në një mjedis ndërkombëtar.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij procesi punësimi, të mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit, bëhuni pjesëmarrjes në takimin e hapur.
Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne.
Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi, në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe ProCredit Onboarding Process prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.

Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:

Vendi: ProCredit Bank, Drejtoria Qendrore, Rr "Dritan Hoxha" Laprakë, Tiranë
Data: Takimi i rradhës
01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021
Adresa: Drejtoria Qendrore, Rr "Dritan Hoxha" Laprakë, Tiranë
Oraret: Takimi në orën 10:00-11:00
Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë
01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021, ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procredit-group.com duke specifikuar edhe datën e pjesëmarrjes. Me dërgimin e e-mail-it konfirmues, ju automatikisht jeni të përfshirë në takimet tona, mjafton të paraqiteni në orarin e konfirmuar.

Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al.

 


Apply
Back
Top