• Tirane, ofroj vend pune nd/ Ekonomiste

FRIGOALB Shpk, e cila operon ne fushen e kondicionimit dhe sistemeve te ftohjes, kerkon te punesoje :

Ekonomiste:

Detyrat
  • Te regjistroje dokumentacionin ne kontabilitet (Fatura, Arka, Banka).
  • Te pergatise Raportet Periodike Financiare.
  • Te kordinoje procesin nga marrja deri tek ekzekutimi i porosive ditore.
  • Kordinimi i punes se shperndaresve.
  • Te rakordoje me klientet, furnitoret.
  • Te ndjeke llogaritjen dhe pagesat e Detyrimeve te ( Tvsh, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqerore e Shendetesore, Tap) si dhe rakordimi me Organet Tatimore;
  • Te zbatoje politikat, dhe procedurat e kompanise.
  • Analiza te ardhurash dhe shpenzimesh.
Kualifikimet

  • Te jene diplomuar ne nje nga deget e Fakultetit te Ekonomise.
  • Te jene perdorues te mire te programit F5 dhe Bilanc.
  • Te kete njohuri te platformes se re fiskale selfcare.
  • Te kete eksperience pune ne fusha te ngjashme dhe te jete e afte te plotesoje detyrat e cilesuara me siper .
  • Te jene perdorues te mire te programeve te paketes Ms Office (vecanerisht Excel & Word).
  • Te jete i mireorganizuar dhe kreativ.
  • Te jete i afte per te punuar ne menyre te pavarur.
  • Te kene perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
  • Te jene te gatshem ne cdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
  • Te jete fleksibel per detyrat qe i ngarkohen.
  • Njohja e Anglishtes perben avantazh.
Te interesuarit mund te dergojne Cv-te e tyre ne adresen e e-mailit:
info@frigoalb.com ; ose te paraqiten prane zyrave tona ne adresen: Rr:"Dritan Hoxha" perballe ProCreditBank:

Mobil: 00355692041436
Tel: 04 2256 708
 


Apply WhatsApp
Back
Top