• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Shitje (Inspektor/e Zone)

Royal Sh.p.k është një kompani me një eksperiencë mbi 25-vjecare në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore në të gjithë tregun vëndas.
Ndër markat kryesore që kompania shpërndan, mund të përmendim:
Sterilgarda Latte,Tusce Mayonnaise,Akullore Sammontana,Akullore Mars etj.
Si pasojë e zgjerimit te vazhdueshëm në treg kompania jone është në kërkim të një personi të ri, energjik dhe te perkushtuar
i cili kerkon te behet pjese e stafit tone, shpall vëndin vakant të punës Menaxher/e Shitje (Inspektor/e Zone).

Qellimi i Pozicionit: Sherbim i shkelqyer dhe profesional ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve te rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonen perkatese qe Menaxhon (Inspekton).

Detyrat
1. Mirembajtja e klienteve ekzistues dhe identifikimi i klieteve te rinj.
2. Prezantimi ne menyre profesionale i produkteve te kompanise.
3. Identifikimi i nevojave te klienteve dhe permbushja e kerkesave te klientit.
4. Realizon shitje nga gjithe gama e produkteve.
5. Ofron sherbim ndaj klienteve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
6. Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë personat përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
7. Ofron suport klienti per problematika te ndryshme ne lidhje me shitjet.
8. Zbaton dhe respekton rregulloren e brendeshme te kompanise.
9. Monitorimi i ecurisë së forcës së shitjes dhe motivimi i tyre për arritjen e objektivave.
10. Mbajtja e evidencave dhe analiza e shifrave të shitjeve.
11. Raporton me shkrim tek Drejtori I shitjeve mbi ecurine e punes dhe problematikat e hasura ne treg.
12. Mban të dhëna të sakta mbi shitjet dhe pergatit raportet mbi aktivitetin ne zonën qe Inspekton/Supervizon.
13. Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg.
14. Analiza e të dhënave të kërkimeve të tregut që kanë lidhje me shitjen.
15. Kontroll ditore në terren.
16. Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.

Kualifikimet / Kërkesat
1.Te kene mbaruar studimet e larta.
2. Te kene minimalisht 2-3 vjet eksperience pune ne shitje, ne organizim dhe drejtim grupi.
3. Te kene aftesi shume te mira komunikuese, prezantuese dhe negociuese.
4. Te jene te afte te punoje ne grup dhe te perballojne volum pune.
5. Te kene aftesi te mira organizative dhe analizuese.
6. Te kene njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
7. Te disponojne leje drejtimi per automjete te kadegorise B.

Të interesuarit mund të dergojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit burimetnjerezoreroyal@yahoo.com
duke specifikuar tek subjekti pozicionin per te cilin aplikon si edhe pyetesorin e meposhtem, tek pyetjet filtruese!

Pyetje Filtruese :

1- Perse jeni te interesuar per kete pozicion ?.........................................

2- Cili eshte vizjoni juaj per te ardhmen ? .............................................

3- Nese ky pozicion pune eshte i juaj sot dhe keni lirin te vendosni per zhvillimin e saj , cilat jane hapat qe do te ndermerni dhe pse?...................................

4- Opsionale: Nese jeni konsumator i produkteve te kompanis Royal, cilin produkt konsumoni me shpesh ?.....................................

Ju njoftojmë se vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Adresa e kompanise:
Km i 6-te i Autostrades Tirane-Durres, Tirane.
 


Apply
Back
Top