• Tirane, ofroj vend pune Financiere

Kompania ATU, e themeluar në vitin 2010, eshte nje kompani lider ne tregun e telekomunikacionit dhe fibrave optike. Ajo ka ndertuar një rrjet nacional fibrash optike (mbi 1300 km rrjet transmetimi) , të implementuar me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe materialeve më cilesore, e në bashkëpunim me klientë dhe furnizues të mirënjohur dhe internacional të shtruar nëpër rrugët kombëtare të Shqipërisë. Rrjeti ATU udhëton gjatë gjithë shtetit Shqipëtar duke ndërlidhur qytetet më të medha të tij dhe duke ofruar ndërlidhje nëpërmjet të gjithe kufijve me shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë.

Per fuqizimin e personelit dhe shtimin e njesive ne jemi duke kerkuar nje:

FINANCIERE

Kualifikimet e kerkuara:

• Diplome Universitare ne degen Finance;
• Mbi 3 vjet eksperience pune;
• Njohuri shume te mira ne programin Alpha dhe programet e tjera finaciare;
• E orientuar drejt arritjes se rezultateve dhe shumë i motivuar per punen;
• Nivel shumë te mirë te njohjes së Word / Excel, dhe programeve të tjera të PC;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar;

Per te aplikuar per kete pozicion , ju lutem dergoni CV- në tuaj me foto ne adresen e emailit hsulku@atu.al ose info@atu.al.

Albanian Telecommunications Union Ltd
Meeting the Future

Address: Papa Gjon Pali II str, ABA Business Center, Floor 13/Office 2, 1010, Tirana, Albania
Tel: +355 4 2400810 Fax: +355 4 2400811 Email: info@atu.al Website: www.atu.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top