• Metropolitan Incubator: praktika profesionale ne fushen e ICT

Metropolitan Incubator : Bëji idetë e tua të vlejnë!

Parakushte:
Te jete student ose te kete mbaruar studimet ne shkencat komjuterike.

Metropolitan Inkubator është një organizatë e projektuar për të përshpejtuar rritjen dhe suksesin e kompanive sipërmarrëse nëpërmjet sigurimit të një sërë burimeve mbështetëse si:hapësira ​​fizike, financiare dhe teknike.Ideja për Metropolitan Inkubator ka nisur si iniciativë e përbashkët ndërmjet UMT dhe kompanisë Dominusoft për të krijuar mjedisin e duhur për sipërmarrjen,komercializimin dhe rrjetet në lidhje të ngushtë me botën akademike dhe shkencore.Kjo organizatë jo fitim prurëse ka në objektiv parësor të jetë forca lëvizëse në komercializimin e ideve. Metropolitan Incubator ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e kompanive start up innovative në teknologji.Ky incubator ofron hapësira të përshtatëshme:mentorim,menaxhim,këshillim për partnerë apo investues strategjik për të hedhur hapa të sigurt për zhvillimi e ideve në biznes të sukseshëm.Qasja në inkubator duhet të jetë vetëm për studentët më të talentuar me ide të ndritura.Stafi akademik dhe administrativ do të marrë informacion të plotë të progresit dhe rezultatet e projekteve të zhvilluara në Metropolitan Inkubator përmes prezantime,seminare.

Misioni i Metropolitan Inkubator:Zhvillimi ideve të reja në plane biznesi e më pas planet e biznesit në biznese aktive me potencial të lartë zhvillimi.

Vizioni: Kapja e Investitorëve të mundshëm për të investuar në start ups me potencial të lartë të krijuara në Metropolitan Incubator.
Qëllimet e Metropolitan Inkubator
• Sigurimi i një ekipi të përshtatshëm për zhvillimin e projekteve dhe krijimi i frymës së bashkëpunimit.
• Aplikantët (studentët brenda UMT apo jashtë saj ) do të përfitojnë nga infrastruktura e ofruar në Incubator për ndërtimin start ups të tyre.
• Përzgjedhja e ideve me potencial të lartë suksesi.
• Të vlerësojë realizueshmërinë ekonomike dhe fizibilitetin teknik e idetë e biznesit.
• Formimin e kompanive të reja që në vitin e parë.
• Stafi akademik dhe profesionistët nga kompanitë më të shquara në Shqipëri dhe jashtë vendit duhet të udhëzojnë në cdo hap të procesit drejt dhënies së një produkti përfundimtar brenda një afati deri ne 6 muaj.
• Realizimi i partnershipeve me Inkubatorë në rang ndëkombëtar.
• Mbështetje Administrative.

Afati
Programi në Metropolitan Inkubator varion : 3 (tre) deri ne 6(gjashtë) muaj por mund të zgjasë më gjatë në varësi të projekteve.Programi i Metropolitan Inkubator është projektuar nga profesorë akademikë në varësi të aftësive dhe nevojave të klientëve të mundshëm potencial.

Përfitimet nga pjesëmarrja në Inkubator
• Zhvillimi i diplomës së studentëve.
• Jep mundësinë e materializimit të ideve
• Siguron mbështetje metodologjike dhe administrative për finalizimin e projekteve
• Reagime të menjëherëshme në momentin që hasen probleme.
• Sigurimi i këshillimit teknik dhe krijimi i mundësive për trajnime profesionale.
• Marketim të produktit përfundimtar.

Per tu bere pjese e Metropolitan Incubator aplikoni ne : info@umt.edu.al

http://incubator.umt.edu.al/





Tel. : +35542452895

Cel. : +355 69 6070111
 


Contact WhatsApp
Back
Top