• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Fabrike

eppc kërkon një Drejtor Fabrike për një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e prodhimit mekaniko-industrial.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Mbikëqyr procesin e prodhimit duke siguruar prodhimin në kohë, me cilësi dhe me kosto efektive;
2. Vlerëson kostot e prodhimit;
3. Planifikon dhe organizon punën dhe proceset ne fabrikë;
4. Mbikëqyr, drejton dhe motivon stafin si dhe vlerëson performancën e tyre;
5. Përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive;
6. Siguron ndjekjen e udhëzimeve të shëndetit, mjedisit dhe sigurisë;
7. Merret me blerjet e lendeve të para, gjysëm të gatshme dhe materialeve të paketimit;
8. Vendos dhe ndjek standartet e cilësisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike;
· Përvojë pune si Përgjegjës ose Drejtues mekaniko-industrial;
· Njohje shumë të mirë të gjuhës Angleze;
· Njohuri të materialeve, lëndëve të para dhe gjysmë të gatshme;
· Përvojë në planifikimin dhe monitorimin e prodhimit;
· Njohuri të mira të paketës MS Office.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor Fabrike;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 48 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Aplikimet mbyllen: 10.02.2016


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top