• Filluan regjistrimet per Kursin´'Vlerësimi dhe Investimi në Pasuritë e Paluajtshme´me pjesemarrjen e z.David Allen

KURSI "VLERËSIMI DHE INVESTIMI NË PASURITË E PALUAJTSHME"
Misioni dhe objektivat e Kursit:Vleresimi dhe Investimi ne Pasurite e Paluajshme
Kursi“Vlerësimi dhe Investimi në Pasuritë e Paluajtshme” ka për qëllim të theksoj rëndësinë e këtij arti dhe shkence në vlerësimin dhe investimin e pasurive të paluajtshme. Ky kurs është projektuar për të rrënjosur një kuptim të plotë të të gjitha aspekteve të pasurive të patundshme dhe investimeve që lidhen me to.Kursi kombinon ligjëratat me analiza rast pas rasti te lektorëve të mirënjohur të fushës si edhe diskutimin e rasteve studimore që simulojnë situata të hasura në vendin tonë. Pjesëmarresit kanë mundësi të njihen me përqasjen ndërkombëtare dhe aplikimi i saj në kompanitë te cilat zotërojnë pasuri të paluajteshme.
Në këtë kursdo të promovohet modeli i ri i vlerësimit dhe investimit sipas standardeve RICS të cilat përdoren sot në nivel ndërkombëtar dhe standardi i vlerësimit në nivel kombëtar, me synimin e orinetimit drejt praktikave më të mira të vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Shkurtimisht po ju njohim me pikat kyçe të kursit:
Qëllimi i kursit: Përfitimi i njohurive të thella mbi "Vlerësimin dhe Investimin në Pasuritë e" Paluajtshme".Faktorët ekonomik e politik që ndikojnë në procesin e vlerësimit në Pasuritë e Paluajtshme.
Përse duhet të ndiqni këtë kurs: Ndjekja e Kursit të" Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme " shfaqet si një mundësi e madhe investimi për karrierën tuaj si dhe rritje të oportuniteteve për punësim.
Udhëheqësi Trajnimit: Z.David Allen (anëtar i shoqatës së njohur të vlerësuesve në botë, “RICS”),është Drejtori Didaktik i këtij kursi ,në bashkëpunim me stafin profesionist të SH.P.A.L "Universiteti Metropolitan Tirana".
Kohëzgjatja: I tërë programi ka një shtrirje kohore prej 20 javë.
Certifikimi:Në përfundim të kursit do të pajiseni me Certifikatë të liçensuar nga Ministria Arsimit dhe Ministria e Zhvillimit Urban.
Parakushte:
Të keni përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master në një prej këtyre fushave:
• Inxhinieri
• Ekonomi
• Drejtësi

Dokumentacioni që nevojitet për rregjistrim:
1.Diploma Universitare (Fotokopje e Noterizuar)
2.Lista e notave (Fotokopje e Noterizuar)
3.Fotokopje e Kartës së Identitetit
4.CV
5.Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera.
6.Dy fotografi.

Tel. : +35542452895

Cel. : 0696070111
 


WhatsApp
Back
Top