• !Universiteti Metropolitan Tirana zhvillon Kursin' Vlerësimi dhe Investimi në Pasuritë e Paluajtshme'

Në sistemin arsimor shqipëtar mungojnë programet për përgatitjen e profesionistëve në fushën e Pasurive të Paluajtshme.Universiteti ‎METROPOLITAN ofron për të gjithë të interesuarit zhvillimin e Kursit të “Vlerësimit dhe Investimit të Pasurive të Paluajtshme”.
Drejtori Didaktik i këtij kursi do të jetë Z. David Allen,përfaqësues i RICS i cili në bashkëpunim me stafin e METROPOLITAN dhe profesionistët më të mire të fushës, do të sjellë risitë e fundit në përmbajtjen e kursit, i cili mundëson njohuri të thella mbi vlerësimin, por edhe investimin në Pasuritë e Paluajtshme.
Parakusht:Aplikantët duhet të posedojne diplomë të studimeve të larta në Inxhinieri, Ekonomi ose Drejtësi.
Ky kurs është i njohur njëkohësisht nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe Ministria e Zhvillimit Urban, duke mundësuar pajisjen me licencë të kursantit pas përfundimit me sukses të tij.

Mundësitë kryesore të punësimit të të certifikuarve nga kursi pasuniversitar “Vlerësimi dhe Investimi i Pasurive të Paluajtshme” janë në shoqëritë immobilare, si agjent, si specialist i punësuar ose si profesionist i lirë, si ekspert i kësaj fushe punësuar në bankat e nivelit të dytë ose i kontraktuar nga bankat në pozicionin e vlerësuesit në procedurat e dhënies së kredive ose në rast se bankat kërkojnë të bëjnë investime në prona të paluajtshme. Në sektorin publik mund të punësohet pranë hipotekave ose kadastrave, pranë zyrave të ALUIZNI-t, pranë bashkive në sektorin e urbanistikës etj.Gjithashtu ata mund të bashkëpunojnë me shoqëritë e sigurimeve të pronave të paluajtshme ose në shoqëritë ndërtuese.

Kursi nis me date:15.02.2016
Rregjistrimet jane te hapura.
Hidh hapin tend.
UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA
 
Back
Top