• Tirane, ofroj vend pune ing Mekanik -Menaxher Projekti

Kompania FRIGOALB Shpk, e cila operon ne fushën e kondicionimit dhe sistemeve të ftohjes, kërkon të punësojë Menaxher Projektesh

Kualifikime/ Kërkesa:

1- Të ketë mbaruar Inxhinieri mekanike ose mjedisi
2- Të dijë shumë mirë programin AutoCad
3- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
4- Të ketë njohuri në fushën e kondicionimit dhe ftohjes. Eksperienca e punës përbën avantazh.

Detyrat:

1. Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizoje zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit te projektit
2. Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik në funksion të realizimit të projektit.
3. Të detajoje dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit.
4. Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin.
5. Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjesi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit
6. Të bëje porositë e materialeve dhe grupeve të punës për projektin dhe të ndjekë realizimin e tyre.

Te interesuarit mund te dergojne Cv-te e tyre ne adresen e e-mailit: info@frigoalb.com
(duke specifikuar profilin e punës për të cilin aplikojnë)
ose të paraqiten pranë zyrave tona në adresën Rr:"Dritan Hoxha", përballë ProCreditBank
 


Apply
Back
Top