• “Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë” 7-8-9 Tetor 2015

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë” në datat: 7-8-9 Tetor 2015, ora: 16:30 – 19:30


Administrimi efektiv financiar dhe kontabël i kompanisë është në thelbin e një sipërmarrje, institucioni apo organizate moderne dhe efikase si një element dominues në suksesin e një biznesi. Me ndërmarrjet që ballafaqohen në mënyrë të vazhdueshme me një ambient të ndryshueshëm afarist, është e një rëndësie të veçantë të sigurohet që nga ana e vendim-marrësve te zbatohet një administrim efektiv që ndihmon sipërmarrjen, institucionin apo organizatën që t'i përshtatet lehtësisht ndryshimeve në treg.
Globalizimi dhe teknologjia e informacionit kanë vënë biznesin përballë sfidave të shumta të mbijetesës e të konkurueshmërisë, ku kërkohet një qasje ndryshe e sipërmarrjes dhe administrimit financiar dhe kontabël. Ky trajnim i vjen në ndihmë bizneseve dhe organizatave duke trajtuar [FONT=&quot]politikat fiskale të BE-së gjatë krizës globale, rolin e kontabilitetit dhe sistemeve të informacionit kontabël në menaxhimin e suksesshëm të njësive ekonomike, Unionin bankar – impaktet pozitive etj. [/FONT]
[FONT=&quot]Administrimi financiar dhe kontabël është një mënyrë me anë të së cilës njerëzit në një kompani mendojnë, vlerësojnë dhe krijojnë të ardhmen e saj. Të mendosh në mënyrë kritike nënkupton shumë[/FONT]më tepër se t’i përgjigjesh problemeve dhe mundësive afatgjata apo afatshkurtra; ajo ka të bëjë me krijimin e së ardhmes së kompanisë sipas standardeve evropiane, duke qënë proaktiv dhe duke shtuar vlerën për sipërmarrjen nëpërmjet realizimit të të ardhurave të larta.

[FONT=&quot]
[/FONT] [FONT=&quot]Lektor për këtë Trajnim do të jetë Prof. Asoc. Dr. Arben Malaj [/FONT]

[FONT=&quot]Prof. Asoc. Dr. Arben Malaj[/FONT][FONT=&quot], është profesor i Shkencave Ekonomike në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës . Ai është kryetari dhe themeluesi i Institutit për Politikat Publike dhe Qeverisjes së Mirë. Në vitin 1986, zoti Malaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Financë. Në vitin 1997, ka kryer studimet për doktoratë në Financa në Universitetin e Tiranës . Ai ka realizuar një hulumtim të gjerë në Universitetin e Harvardit , John F. Kennedy School of Government Center për Biznes dhe Qeverisje (Shtator, 2005- Qershor, 2006). Në vitin 2002 , u zgjodh anëtar i Senatit në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Tiranës , një përgjegjësi që zgjati deri në vitin 2007. [/FONT]

[FONT=&quot]Gjatë përvojës së tij si ekonomist për tre dekada, zoti Malaj ka mbajtur poste të rëndësishme në Asamblenë Kombëtare dhe Sistemin Ekzekutiv të Shqipërisë: Ministër i Financave (2003-2005), Ministër i Ekonomisë (2002-2003), Guvernator i Shqipërisë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. [/FONT]

[FONT=&quot]Prof. Asoc. Dr. Mirela Ujkani[/FONT][FONT=&quot], është Ligjëruese me kohë të plotë në Departamentin e Kontabilitetit pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1999, znj. Ujkani është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Financë. Në vitin 2008 nga autoriteti i mësipërm mori titullin “Auditues i Autorizuar në Shqipëri” dhe në vitin 2003 fitoi kualifikimin “Auditues i Regjistruar”. Në vitin 2013 , zonja Ujkani finalizoi studimet doktorale në fushën e Kontabilitetit në Universitetin e Tiranës.
[/FONT]




[FONT=&quot]Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:[/FONT]
[FONT=&quot]Ms. Ornela Sulçe[/FONT][FONT=&quot]
Trainings Coordinator [/FONT]

[FONT=&quot]Tirana Chamber of Commerce and Industry[/FONT]
[FONT=&quot]Department of Projects and Trainings[/FONT]
[FONT=&quot]Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania[/FONT]
[FONT=&quot]Tel: 045 800 934[/FONT]
[FONT=&quot]Mob: +355 695542443[/FONT]
[FONT=&quot]e-mail: ornela_sulce@cci.al[/FONT]
[FONT=&quot]website: [/FONT][FONT=&quot]www.cci.al[/FONT]
 


Contact WhatsApp
Back
Top