SXD

  • Kurs praktik mbi Kontabilitetin e Kostos dhe te Drejtimit

Kurs praktik mbi Kontabilitetin e Kostos dhe te Drejtimit.
Organizimi i Kontabilitetit Financiar të prodhimit zinxhir,evidentimi i qëndrave të kostos në cdo fazë të përpunimit dhe transferimi i tyre deri në fazën e fundit përfundimtar,harmonizimi dhe përputhshmëria me Kontabilitetin e Kostos dhe te Drejtimit
.



Në këtë kurs praktik kemi marë një shëmbull real të një Firmë Prodhimi, të organizuar me 4 Departamente apo Reparte pune,
Në cdo repart prodhohen produkte të ndërmjetëme, të cilat transferohen në repartin tjetër për përpunim të mëtejshëm deri në Departamentin apo Repartin e fundit, ku përfundon prodhimi i produktit të gatëshëm dhe bëhet i gatëshëm për shitje.
Janë ndërtuar pasqyrat apo evidencat e Kontabilitetit te Kostos dhe te Drejtimit duke përdorur metodën e sistemit të kostos të bazuar sipas aktivitetit(ABC)-si një metode më e saktë në përcaktimin e kostos së produkteve.

Nëpërmjet këtij ushtrimi sipas shëmbullit real të një Firme prodhimi në shpjegojmë praktikisht :

❶Si transferohen kostot nga reparti në repart,
❷Çfarë janë koificentet e shpërndarjes dhe koificentet e rëndimit.
❸Si duhet organizuar Kontabiliteti Financiar që të jetë në harmonizim dhe përputhshmëri të plotë me Kontabilitetin e Drejtimit dhe të Kostos.
❹Çfarë janë qëndrat e kostos,si organizohet puna në Kontabilitetin Financiar të informatizuar.
❺Çfarë është prodhimi zinxhir, evidentimi i kostove në cdo hallkë të këtij zinxhiri, deri në hallkën e fundit ,ku produkti bëhët i gatëshëm për shitje.
❻Në cdo Repart apo Departament pune, kryhen procese teknologjike të ndryshme për prodhimin e produkteve të ndërmjetëme (PND) apo produkte të Gateshme (PG).
Mirpo puna nuk ka ndërpreje,në fund të cdo muaji apo viti, në cdo Repart mbeten gjëndje produkte të ndërmjetëme apo produkte të gatëshme ne proces përpunimi, të cilat nuk mund të transferohen fizikisht në repartin tjetër për përpunim të mëtejshëm ,sepse nuk kanë mbaruar të gjitha proceset teknologjike që ai produkt i ndërmjetëm apo i gatëshëm të quhet i përfunduar,dhe si i tillë ,të bëhet hyrje në atë repart ku është përpunuar fillimisht, dhe me pas, të bëhet dalje në repartit tjetër (fizikisht dhe me dokument dalje) , për përpunim të mëtejshëm .

Theksojmë se këta artikuj nuk mund të bëhen hyrje si produkte të ndërmjetëme apo të gateshme,sepse nuk ka mbaruar 100% prodhimi i tyre,ndërkohë, që në këtë repart dhe për këtë repart,në llogaritë e klasit të gjashtë të shpenzimeve nga ana e Kontabilitetit Financiar janë kontabilizuar shpenzimet e pagave të punës,konsumi i energjisë elektrike,kontributet e sig.shoqeror.e shëndetësor,qiraja.amortizimi e cdo shpenzim tjetër për të gjitha ato procese teknologjike që kanë përfunduar.

Atëhere ,si duhet të veproje Kontabilisti i një shoqërie tregtare Prodhimi në Kontabilitin Financiar, me qëllim që ai të jetë i sakte në nxjerjen e Rezultatit që ai i raporton si Bordit Drejtues të shoqërisë Tregtare ,ashtu dhe Oraganeve të Tatim Taksave duke zbatuar drejt Ligjet Fiskale,Normat e SKK-së,dhe zbatimin e Kontabilitetit te Kostos dhe te Drejtimit.

❼Kontabilteti i Kostos dhe i Drejtimit. ka ndërtuar apo përllogaritur një plan biznesi apo buxhetimi ,duke u nisur nga cmimet korente të atij momenti,nga tarifat apo ligjet fiskale që janë në fuqi në kohën e ndërtimit të tij.Ndërkaq, Kontabiliteti Financiar,regjistron dokumentacionin financiar gjatë gjithë periudhës ushtrimore,mirpo gjatë vitit mund të ndryshojnë cmimet e blerjes së materjaleve të para apo ndihmëse,mund të ndryshojë cmimi i energjisë elektrike,tarifat apo taksat tatimore,normat e amortizimit, mund të ndryshojë struktura e fuqisë puntorë,të shtohet apo të zvogëlohet numuri i punonjësve,të riten ose të ulen pagat e punës,të ulen ose të riten detyrimet tatimore për kontributin e sig.shoq. e shëndet,tap-it e tj. e tj.

Kontabiliteti Financiar,kontabilizon faturat sipas faktit në kohë reale,ndërkohë ruan mënyrën ,metodën,koificentët e rëndimit,dhe koificentet e shpërndarjes sipas asaj të vëndosur nga Kontabiliteti i Kostos dhe i Drejtimit.
Si veprohet konkretisht në praktike,si llogaritet kostoja faktike e cdo produkti të ndërmjetem apo përfundimtar.

❽Në këtë kurs praktik mund të marin pjesë:
Kontabilistet që janë duke punuar,apo janë në kërkim të punës në këtë profesion ,pas këtij kursi ata do ta kenë shumë të qartë mënyren e organizimit të Kontabilitetit Financiar në mbështetje të Kontabilitetit te Kostos dhe te Drejtimit. ,dhe se si duhet të organizohet puna në Programet Financiare Kompjuterike, si Financa 5.0 Alpha e tj.me të cilat ata janë duke punuar “sot” ose do të punojnë “nesër”.Sepse dihet që nuk është pa pasoja, nëse kontabilisti deklaron në fund të një periudhe ushtrimore një rezultat të gabuar(fitim apo humbje) .

Studentet e Ekonomikut,të cilët ,pas një shpjegimi te thjeshtë dhe të qartë që do tu bëhet në këtë kurs praktik, do ta kuptojnë shumë më mirë tekstin e Kontabilitetit te Kostos dhe te Drejtimit., si dhe lidhjen që egziston midis tij dhe Kontabilitetit Financiar.

Kontabiliteti i Prodhimit ,(për ata që e kanë pasion këtë profesion), po aq sa duket i vështirë, është dhe i bukur, dhe nese ndiqni këtë kurs praktik, do te kuptoni bashkimin apo lidhjen midis teorisë dhe praktikës.zhvillimi i këtij kursi kryhet nga “Kontabilist i Miratuar “që ka një përvoje pune më shumë se 35 vjet në Ndërmarje Prodhimi.

Ky kurs është llogaritur të kryhet në 10 seanca ,cdo seance zgjat 1 orë e 30 min.,kursi mund të kryhet individualisht ose maksimumi 2 pjesmarës, me nje kosto të arsyeshme.

Jemi të Çertifikuar dhe Lincesuar me NIPT nr: K81923013J
Për më shumë informacion kontaktoni me ne:
STUDIO KONTABILITETI
“SXDFINANCE”
Tel: 069 57 74 851
Email:sxdfinance@gmail.com
Adresa:Rruga Arkitekt Sinani,Pallati 10 kati 1,(te Bryli,prapa “bar-pixeri –cassino Triss”,ish Rozafa)

Cel. : 0695774851
 


Contact WhatsApp
Back
Top