• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Nje nga studiot e arkitektures me prestigjioze ne Shqiperi me vendodhje ne Tirane me nje eksperience te gjate 10 vjeçare, e fokusuar ne planifikimin urban, dizajn krijues dhe zgjidhjeve inxhinerike me bashkekohore, kerkon te punesoje nje Ekonomiste:

DETYRAT (PËRGJEGJËSITË KRYESORE)

· Te regjistroje ne programin Alfa te gjitha dokumentat financiare dhe te siguroje qe keto regjistrime te jene ne perputhje me standartet kombetare te kontabilitet dhe me legjislacionin financiar ne fuqi.
· Te pergatise dhe te dorezoje ne kohe dhe me saktesi raportet financiare sipas akteve ligjore në fuqi, rregulloreve dhe bordit drejtues të kompanise.
· Te mbikqyre rrjedhen e parase dhe instrumentat financiare, duke realizuar edhe pagesat përkatese sipas datave të caktuara
· Te planifikoje, drejtoje dhe koordinoje aktivitetet financiare të kompanise
· Te manaxhoje, kontrolloje dhe supervizoje projektet nga ana financiare dhe te siguroje qe per çdo projekt kostot/shpenzimet te jene kontabilizuar sakte sipas qendrave te kostove dhe te pergatise raportet e perfitueshmeriese per secilin prej tyre.
· Te jete pergjegjese per manaxhimin e aktiveve fikse te kompanise
· Te mbaje marredheniet me institucionet bankare
· Te bashkepunoje me punonjesit e tjere duke i ofruar analiza financiare, raporte dhe keshillime /rekomandime per ceshtje te caktuara
· Te jete pergjegjes te performojë detyra te tjera që kerkohen nga eprori i drejtperdrejte.

KËRKESAT E PROFILIT:

· Te kete perfunduar studimet e larta ne Deget Finance/Kontabilitet;
· Minimumi 5 vjet eksperience pune ne finance apo kontabilitet
· Te jete i familjarizuar me Standartet Kombetare te Kontabilitetit;
· Te kete aftesi te punoje ne grup dhe nen stres;
· Te kete njohuri te mira te programeve Financiare Alfa, Financa 5;
· Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze
· Te kete njohuri te mira te programeve microsoft

Te interesuarit jane te lutur te dergojne në adresen E - mailit: aplikime@gmail.com dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Leter interesi per pozicionin e punes
2. Curriculum Vitae me Fotografi
3. Diploma shoqeruar me listen e notave
4. Leter Reference


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top