• Kerkohet Inxhinier Strukturist

Ne kuader te zgjerimit te kompanise, dhe nevojes per staf shtese, ALUFLOR eshte i interesuar te punësojë një Inxhinier Strukturist, që të plotësojë kriteret e mëposhtme

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Është përgjegjës direkt për organizimin e proçesit të zbatimit të projektit deri në momentin e dorëzimit të punimeve.
• Është përgjegjës për mënyrën, formatin dhe efikasitetin e komunikimit me klientin në fazën e zbatimit të projektit, veçanërisht në lidhje me ndryshimet që kërkon klienti të bëhën gjatë proçesit të zbatimit.
• Mban kontakt të vazhdueshëm me palën tjetër dhe komunikon tek Administratori të gjitha kërkesat e palës tjetër.
• Organizon grupin e montimit duke i komunikuar me shumë saktësi detajet, proçedurat dhe radhën, mënyrën dhe kohën e montimit të materialeve, sipas grafikut të punimeve.
• Është përgjegjës për zbatimin e të gjithë rregullave të Sigurimit Teknik në kantier.
• Dorëzon raporte ditorë, javorë, mujorë, të shoqëruar me pamje të objektit, informacion të detajuar mbi proçesin e punës, kartela të projektit, etj.
• Mban kontakt të vazhdueshëm me palën tjetër dhe komunikon tek Administratori të gjitha kërkesat e palës tjetër.
• Mban evidencë ditore për grupin e punëtorëve që ka nën kontroll.
• Mban nën përgjegjësi të gjitha materialet që janë në kantier.
• Bën raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.



Kualifikimi i kërkuar:

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturë ose Inxhinieri Mekanike.
• Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat.
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
• Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Autocad etj.
• Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
email: recruit@aluflor.com
Adresa: Kompleks Rekreativ 3 Katesh, Kati +2, Sheshi Italia, Tirane
 


Apply
Back
Top