• Tirane, kurse Formimi profesional “PSIKOTERAPIA POZITIVE“ .

ISSAT
Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të zhvillohet Kursi i
Trajnimit 2-javor
“PSIKOTERAPIA POZITIVE“ .
Data e fillimit: 3 Qershor 2015.
Kursi i Trajnimit mbi Psikoterapinë Pozitive organizohet me qëllim: përgatitjen profesionale të pjesëmarrësve si Këshillues/Psikoterapeut.
Trajnimi synon gjithashtu zhvillimin individual të pjesëmarrësve, pra është edhe një mundësi për të njohur më mirë veten dhe për t'u përmiresuar në zgjedhjet tuaja në jetë.
Psikoterapia Pozitive është një metodë psikodinamike, e cila bazohet në konceptin se: natyra njerëzore është thelbësisht e mirë dhe çdo individ ka potencial për të zhvilluar aftësitë mendore, shoqërore, shpirtërore dhe fizike.
Pjesëmarrësit në Trajnim do të aftësohen për:
ü këshillim, trajtim dhe psikoterapi për individët, familjet.
ü mbështetje emocionale dhe këshillimore për një shoqëri në tranzicion.
ü menaxhim konflikti në raste të konflikteve individuale, të grupit dhe etnike.
ü të kuptojnë konceptet e Psikoterapisë Pozitive si një mënyrë të jetuari.
ü të njohin veten si një të tërë, me kapacitete të zhvilluara mirë, dhe ato që mund të zhvillohen.
ü te kuptojnë modelet e tyre të komunikimit dhe reagimit si dhe drejtimet për përmirësim.
Nga Trajnimi mund të përfitojnë:
Ø studentë apo profesionistë me formim në shkencat humane dhe me interes për t’u bërë Psikologë Këshillues,
Ø këshillues për fëmijë e të rinj, Psikologë dhe Këshillues në Familje e në Shkollë,
Ø psikologë klinikë,
Ø trajnerë, menaxhues konfliktesh ose fusha që lidhen me to, të cilët duan të kenë një gamë të gjerë aftësish praktike bazuar në Teoritë moderne Psikologjike dhe terapeutike.
Ø persona në kërkim të përmirësimit të vetes dhe cilesisë së jetës së tyre
Kursi do të drejtohet nga : Dr. Jetona Myteveli
Diplomuar si Psikoterapeute dhe si Mjeke. Ajo është Çertifikuar "Psikoterapeut Pozitiv" nga Akademia Wiesbaden, Gjermani. Është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Psikoterapisë Pozitive. Drejton Qendrën e Psikoterapisë Pozitive në Tiranë dhe ofron shërbimin e Psikoterapisë Pozitive për individët, (ku përfshihen: menaxhimi i stresit, terapi çifti, ndërmjetësimi deri në zgjidhje të konfliktit) si dhe për ekipet në çështjet ndërkulturore.
Specializantët do të pajisen me Çertifikatën “ISSAT” , e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 - 19.30); Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar; Pagesa e Trajnimit është 10.000 lekë dhe mund të kryhet në dy pjesë.
Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244; issatalbania@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top