• Tirane, kurse Formimi profesional " FIZIOTERAPIA NË PRAKTIKË".

Në Institutin ' ISSAT ', në datën 3 Qershor 2015 do te filloje Kursi i Trajnimit Profesional:
" FIZIOTERAPIA NË PRAKTIKË".
Trajnimi ka si qëllim të rrisë nivelin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në Fizioterapinë, profesioniste.
Në fokus të Programit të Kursit janë: identifikimi i patologjisë, trajtimi, teknikat dhe metodat e rehabilitimit të pacientit përmes Fizioterapisë.
Temat që do të trajtohen në Kurs:
Roli i Fizioterapisë.
Llojet e Fizioterapisë.
Përvetësimi i njohurive bazë mbi sistemin muskulor, kockor dhe nervor.
Diagnostikimi i patologjive kryesore, trajtimi i patologjive me Fizioterapi dhe rehabilitimi total i pacientit.
Perfeksionimi i rolit të fizioterapistit në trajtimin e pacientëve.
Teknikat e rehabilitimit. Zbatimi me përpikmëri i protokolleve të rehabilitimit.
Ultratingujt në Fizioterapi
Sistemet e Integruara të Fizioterapisë
Fizioterapia Klinike në Praktikë
Shërbimet terapeutike të Fizioterapisë në:
- sistemin kardio-respirator
- geriartri
- reumatologji
- neurologji
- pediatri
- ortopedi- traumatologji
- dëmtime sportive
Rëndësia e këshillave terapeutike dhe trajtimi sipas rastit
Ndikimet e Masazhit klasik
Vlerësimi i pacientëve dhe familjarëve të tyre si partner në kujdesje,
Ushtrime për trajtimin e aftësisë së kufizuar fizike
Trajnimi i adresohet:
Mjek Fiziatër
Fizioterapistë në profesion
Psikomotricien
Terapist zhvillimi
Pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor
Personel i punësuar në qendra ditore zhvillimi
Studentë të nivelit Master Profesional dhe Shkencor.
Prindërit, të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.
Çdo person i interesuar për njohuri në Fizioterapi.
Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 - 20.00)
Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.Kursi kushton 10000 leke.
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244 ; issatalbania@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top