• Tirane, kurse Formimi profesional “ TEKNIK I INDUSTRISË USHQIMORE”

Në Institutin ' ISSAT ' në datën 1 Qershor 2015 do të fillojë Trajnimi Specializues
“ TEKNIK I INDUSTRISË USHQIMORE”
Trajnimi ka si qëllim përgatitjen me njohuri bazë dhe të avancuara teknike në ”Industrinë Ushqimore” , konkretisht:
njohuri mbi Politikat rregullatore të EU-së dhe Standartet Teknike në Industrinë Ushiqmore;
ISO:22000, si përmirësim i ISO:9000.
standartet shqiptare, normat fakultative dhe ato të detyrueshme në to, Siguria Ushqimore.
praktikat e Sigurisë Ushqimore.
mikrobiologjinë ushqimore si fokus kryesor i Sigurisë Ushqimore.
Pjesëmarrësit:
të diplomuarit në profilin “ Kimi dhe Teknologji Ushqimore”
laburantë të Kimisë Ushqimore
punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
punonjës të Ministrisë së Bujqësisë
punonjës të Ministrisë së Turizimit
punonjës të Institutit të Higjenës
punonjës të Institutit të Shëndetit Publik
drejtues dhe punonjës të kompanive distributore të produkteve ushqimore
çdo person që është i interesuar për njohuri në fushën e Industrisë Ushqimore.
Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 - 20.00) ; Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto ( formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244; issatalbania@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top