• Tirane, kurse Formimi profesional “ MARKETINGU NË PRAKTIKË. AFTËSI PROFESIONALE TË SHITJ

ISSAT
Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve ‘ISSAT’ do të zhvillohet Trajnimi dy-javor
“ MARKETINGU NË PRAKTIKË. AFTËSI PROFESIONALE TË SHITJEVE “.
Data e fillimit: 1 Qershor 2015
Qëllimi i Trajnimit është që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë mbi aftësitë profesionale të shitjeve, si dhe të zotërojnë të gjitha aftësitë dhe teknikat të cilat çojnë në shitjen e sukseshme, si mbi të mirat produkte, ashtu edhe mbi shërbimet të cilat kanë kufizimet e tyre fizike.
"Marketingu në Praktikë dhe Aftësi profesionale të Shitjeve" jep një orientim të qartë mbi karakteristikat e shitjeve, ciklit bazë të shitjeve, motivimet që nxisin burimet njerëzore në shitje profesionale, marketingut direkt etj. Menaxhimi i shitjeve kërkon strategji dhe planifikim të qartë të shitjeve dhe njëkohësisht kërkon njohje të mirë të kufizimieve dhe avantazheve që mbartin në vetvete si produktet dhe shërbimet.
Në Kurs trajtohet edhe rëndësia që ka menaxhimi i burimeve njerëzore në nivel rekrutimi, por edhe në nivel seleksionimi në funksion të shitjeve profesionale.
Trajnimi synon:
 të pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi ciklin bazë të shitjeve, si dhe karakteristikat e shitjeve profesionale.
 të kuptojnë rëndësinë e motivimeve në funksion të shitjeve profesionale.
 t'u japë aftësi dhe shprehi praktike mbi mënyrat më të mira të teknikave të shitjeve në funksion të marrjes së rezultateve optimale.
 të njohë kursantët me rëndësinë e planifikimit të shitjeve të produkteve sidomos të shërbimeve.

 menaxherët e shitjeve të njohin dhe bëjnë dallimin midis avantazheve dhe disavantazheve që produktet dhe shërbimet kanë në funksion të shitjeve profesionale.

Kursantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN ’ISSAT’ , e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit. Pagesa e Trajnimit është 10.000 lekë dhe mund të kryhet në dy pjesë.
Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 - 19.30)
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja ; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244 ; issatalbania@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top