• Tirane, Kamp Veror për Fëmijë 5-12 vjeç

Përshëndetje të Dashur Fëmijë!

Fundi i vitit shkollor po afron, pushimet verore janë fare pranë. Nëpërmjet këtij njoftimi dëshirojmë t'iu informojmë mbi aktivitetet e organizuara nga Qendra M.A.R.S. Aktivitetet janë planifikuar nga fëmijët e mrekullueshëm të qendrës tonë.
Aktivitetet që do të organizohen jashtë ambjenteve të qendrës janë vërtet tejet interesantë dhe argëtues. Gjatë muajit qershor do të organizohet vajtje në kënde lojërash, piknik në natyrë, eskursione dhe vizita në Pezë dhe në fermë në Petrelë, kinema etj. Edhe ditët e planifikuara për aktivitete brenda në qendër do të jenë të larmishme në lojëra, projekte, gatime dhe të qeshura pafund. Nëse dëshironi të përjetoni pushime të mrekullueshme verore, të zini miq të rinj dhe të argëtoheni pa limit, mos hezitoni të na kontaktoni.
Regjistrimet kanë filluar. Ne ju mirëpresim.



Përshëndetje Prindër!

Fëmijëria është një nga periudhat më të bukura të jetës, të cilën çdokush e kujton me nostalgji. Le t'u krijojmë së bashku fëmijëve tanë mundësinë që edhe fëmijëria e tyre të jetë jo thjesht tablet, televizor, kafene, objekte të shumta materiale dhe asgjë më shumë. Fëmijët kanë nevojë për t'u shprehur, për t'u dëgjuar, për t’u duartrokitur, për t'u ndjerë të veçantë, për të qenë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në perëndim. Le t'u japim shansin që kur të rriten dhe të kthejnë kokën pas, të duan me shpirt të kujtojnë çdo çast të fëmijërisë së tyre si momente magjike. E ardhmja e fëmijëve tanë fillon nga ne!
 


WhatsApp
Back
Top