• Tirane, ofrojme kurse Specializimi Profesional “ MENAXHIM TURIZMI “.


Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të zhvillohet Trajnimi 2-javor
“ MENAXHIM TURIZMI “.
Data e fillimit: 22 Maj 2015
Qëllimi i Kursit është që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë profesionale mbi kuptimin dhe funksionimin, të Tregut të Turizmit, produktit, kërkesës dhe ofertës turistike.
Trajnimi synon:
 të pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi natyrën e produktit turistik si një produkt ”Shërbimi”
 të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë ndërlikimet e kërkesës turistike, firmave dhe tregjeve të Turizmit, lidhjeve të tyre globale dhe kontributin kryesor të aktiviteteve mjedisore të Turizmit.
 t’i aftësojë dhe t'u japë shprehi praktike në njohjen e parimeve ekonomike të ofertës turistike, kompleksitetin e saj për shkak të natyrës së produktit turistik.
 t’i njohë me Turizmin në kontekstin ndërkombëtar, i cili mund të rrisë ose ulë varësinë e një vendi ndaj vendeve të tjerë dhe mund të jetë me një rëndësi të veçantë në zhvillimin e ekonomive.
 t’i njohë me karakteristikat që e shoqërojnë këtë shërbim, por edhe të bizneseve që e prodhojnë dhe ofrojnë si në nivelin fillestar, por edhe në nivel ndërmjetësimi si Agjensitë e Udhëtimit e të Turizmit AUT-e, por edhe të TO - Tour Operators.

 të jenë në gjendje të përcaktojnë rëndësinë, faktorët, metodologjinë, avantazhet dhe kufizimet e kërkesës turistike.


Kursantët do të pajisen me Çertifikatën “ ISSAT” , e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 - 19.30); Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja ; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
 


Contact WhatsApp
Back
Top