• Tirane, ofrojme kurse gjuhe anglisht kurse te anglishtes

[FONT=&quot]Kurse anglishteje për te gjitha moshat prane [/FONT]
[FONT=&quot] Qendra e Gjuheve te Huaja “ J & J “ Shpk[/FONT]

Qendra Gjuheve te Huaja “ J & J” Shpk , operon prej 14 vitesh në mësimdhënie dhe kryesisht ne mësimin e anglishtes si gjuhë të huaj. Të gjithë mësuesit tanë kanë kualifikime të larta (Fakulteti I Gjuheve te Huaja Tirane) me mjaft vite përvojë në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë të huaj. Qendra zhvillon aktivitet ne Tirane ne adrese: Rrugas “Dervish Hekali” vila nr 28 Tirane, ne Kamez, Fier, Burrel Klos, Elbasan, Korce. Kemi te drejten e perfaqesimit ne Shqiperi te Qendres se Gjuheve te Huaja “Languages Studies International”, me seli qendrore ne Londer / Angli
KURSET
Qendra e Gjuheve te Huaja “J & J” Shpk ofron një gamë të gjerë kurse te gjuhes angleze, duke përfshirë: anglishte standarte, anglishte intensive, anglishte biznesi, anglisht për qëllime të posaçme, si dhe anglisht për provime ndërkombëtare siç janë TOEFL,IELTS,TOEIC,FCE,KET etj. Kurset për femije dhe kurset për të rritur zhvillohen të ndara.


• Fillestar
• Elementar
• Para-mesatar
• Mesatar
• Mbi-mesatar
• I përparuar
• IELTS (Sistemi testues ndërkombëtar i anglishtes)
• TOEFL,TOEIC, MICHIGAN, KET,FCE,SAT etj​

Te dhena mbi nivelin e kursit, perberjen, kohezgjatjen, etj
Çdo kurs është konceptuar dhe ndërtuar me objektiva të qarta për të garantuar sukses . Jane perfshire të gjitha fushat thelbësore – të shkruarit, të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit, fjalori, gramatika, shqiptimi etj. Në të gjitha nivelet, theksi vihet tek niveli I te folurit te gjuhes se huaj. Kurset zhvillohen në një atmosferë interaktive dhe çlodhëse ku studentët inkurajohen të bëjnë pyetje dhe të marrin plotësisht pjesë në mësim.
Kohëzgjatja e orëve të mësimit: Çdo orë mësimi zgjat 60 dhe ose 90 minuta.
Nr I nxenesve ne klase: Numri i studentëve në klasë kufizohet për të siguruar sa më shumë mundësi ndërveprimi dhe për të pasuruar të mësuarin. Numri minimal është 6 studentë ne klasë me një maksimum absolut prej12 studentësh ne klasë.
Mësuesit : Të gjithë mësuesit tanë kanë kualifikime të larta, janë të diplomuar e me mjaft vite përvojë në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë të huaj. Të gjithë pjesëtarët e personelit tonë janë miqësorë e të afrueshëm dhe mbajnë një raport të shkëlqyer me studentët. Ne kemi besim në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm të mësimdhënies dhe të të mësuarit, prandaj përdorim një shumëllojshmëri teknikash të mësimdhënies dhe të stimujve për të pasuruar akoma më shumë mësimin.
Vlerësimi: Secilit student i bëhet vlerësimi ne fund te cdo niveli, duke iu nenshtruar një provimi me shkrim dhe /ose me gojë .
Certifikata: Në përfundimin me sukses të kursit, çdo student merr një certificate qe njihet nga Ministria e Aresimit
Kurset përgatitore për provime

Qendra e Gjuheve te Huaja “J & J” Sh.p.k ofron një gamë të gjerë kursesh për provime.
Kurset janë hartuar për t’ju dhënë përgatitjen tërësore që kërkohet për ta kaluar me sukses provimin që keni zgjedhur. Do të merrni gjithashtu këshillim të individualizuar në lidhje me fushat e anglishtes në të cilat duhet të përqendroheni për të arritur potencialin tuaj maksimal në provim.
Për më tepër, përparimi i çdo studenti monitorohet çdo javë për t'u siguruar që ai/ajo të arrijë mundësitë e veta maksimale,zbërthejmë çdo provim hap pas hapi, vëmë në qendër të vëmendjes teknikat e provimit, si dhe kemi nxjerre rezultate të shkëlqyera.
Ne ofrojmë kurse për provimet që vijojnë.

• Key English Test (KET)
• Preliminary English Test (PET) (Testi i anglishtes së nivelit të mesëm)
• Cambridge First Certificate in English (FCE) (Testi i Kembrixhit për anglishte të nivelit mbi-mesatar)
• IELTS (Sistemi testues ndërkombëtar i anglishtes)
• TOEFL (Testi i anglishtes si gjuhë e huaj)
• Toeic (Testi i anglishtes për komunikim ndërkombëtar)​
Kurse - anglishte biznesi

Anglishtja, aktualisht, është gjuha e tregtisë, internetit, formimit të rrjetit të kontakteve dhe tregut të aksioneve, - gjuha e biznesit . Ne jemi te gatshem dhe te kualifikuar në ofrimin e kurseve të shkëlqyera për gjuhë biznesi. Motivojme studentët të përgatisin prezantime si seminare, punime te ndryshme, etj bazuar në materialet mësimore dhe në përvojat personale. Krahas kësaj, kurset mund të përgatiten enkas për t'iu përgjigjur nevojave të studentëve.
Kurset tona janë hartuar për t’ju dhënë përgatitjen tërësore që kërkohet për të pasur sukses me anglishten e biznesit. Ju do të merrni shënime si dhe këshillim individual në lidhje me fushat e anglishtes në të cilat keni nevojë të përqendroheni për të pasur edhe më shumë sukses!
Lutem per cdo informacion ose detaj te nevojshme per sqarim mos hezitoni te na kontaktoni ne
Cel: 0673968280 / 0674899212 Adresa: Rr. "Dervish Hekali" vila nr 28 Tirane


gbalisha@yahoo.it

Cel. : 0673968280
 


Contact WhatsApp
Back
Top