• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Bari

“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

“Tirana Ring Center” është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përvojë në menaxhimin e lokaleve.

Titulli i Pozicionit: Menaxher/e Bari


Përgjegjësitë Kryesore:

•Percakton objektivat dhe synimet e barit duke identifikuar nevojat, duke përzgjedhur, trajnuar stafin, dhe vlerësuar perfomancen ne punën e tyre.

•I komunikon stafit detyrat dhe pergjegjesite ne lidhje me punen per te permbushur objektivat e caktuara.

• Planifikon buxhetin duke vlerësuar risqet dhe shpenzimet e barit.

• Inkurajon klientët apo biznese te ndryshme për të organizuar festa dhe evente në bar

•Planifikon dhe organizon aktivitete te ndryshme promocionale.

• Monitoron dhe mirëmban ambientet e barit si dhe shërbimet e ofruara;

• Kujdeset të mbajë një ambient pune të sigurt, të pastër, të shëndetshëm dhe cilësor.

•Komunikon ne menyre profesionale me stafin duke organizuar takime te rregullta.

•Raporton rregullisht ne lidhje me ecurine e punes prane Menaxherit te Pergjithshem.



Kërkesat për këtë pozicion janë:


•Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznes;

• Përvojë e mëparshme në menaxhim baresh jo më pak se 3 vjet;

•Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

•Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;

•Integritet, dhe besueshmëri profesionale;

•Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin.


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Fotografi brenda dates 15/10/2017 në adresën e e-mail-it: hr@ring.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.


Tel. : +355 69 60 55 348
 


Apply WhatsApp
Back
Top