• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

HISTORIKU

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

ARKITEKT

Qëllimi i Pozicionit: Projekton, dizenjon dhe sygjeron në lidhje me arredimin dhe mobilimin e ambjenteve të brendshme & të jashtme të ndërtesave të banimit, tregtare ose industriale duke ofruar zgjidhje praktike dhe estetike në bazë të materialeve që ofron Megatek.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Prezanton idetë dhe konceptet për përmirësimin e paraqitjes së dyqanit.
  • Mbështet punonjësit e Hipermarketit në negociata me klientë, ku ekspertiza e arkitektit është e nevojshme.
  • Bashkëpunon me Supervizorët dhe Manaxheret e produkteve për ekspozimin e produkteve të reja në departamentin përkatës.
  • Mirëpret klientët dhe diskuton me ta rreth kërkesave të tyre.
  • Interpreton nevojat e klientit dhe zhvillon koncepte për t’ju përshtatur nevojave të Klientit.
  • Vlerëson kohën e duhur për kryerjen e punës dhe paraqet preventivat për klientet.
  • Përdor një varg të gjerë mjetesh duke përfshire fotografinë dhe ndihmën e dizenjimit kompjuterik me qëllim realizimin e idesë apo konceptit.
  • Ofron ide dhe projekte për ekspozime të ndryshme të produkteve dhe përgatitjen e broshurave.
  • Punon si pjesë e grupit me fotografë, dizenjues të tjerë dhe specialistë të marketingut për projekte të ndryshme promocioni që mund të ndërmerren në Megatek.
  • Mendon në mënyrë krijuese për të prodhuar ide dhe koncepte të reja, zhvillon projekte dizenjimi duke grumbulluar informacion dhe të dhëna për të qartësuar çështjet e dizenjimit.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:
Diplomë në Arkitekturë

Aftësitë:


  • Aftësi shumë të mira grafike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
Aftësi të tjera:

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.
Procedura e Aplikimit:

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:

1. Me e-mail: humanresources@megateksa.com ose telefononi ne 0696082318
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top