• Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin TREGUESIT E SHITJES DHE PROCEDURAT E SAJ”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin TREGUESIT E SHITJES DHE PROCEDURAT E SAJ” në datat: 6-7-8 Maj 2015, ora: 16:30 – 19:30.

Teknikat e shitjes dhe aftësia për të shitur janë një pikë kyçe dhe jetike e çdo kompanie në ditët e sotme në rast se ju ose organizata juaj është e vendosur për të qenë e suksesshme.

Qëllimi i ketij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve për realizimin më të mirë të shitjeve direkte. Në thelb ai jep metodat dhe proçedurat klasike për kthimin e një klienti potencial në klient ose konsumator real. Këtë objektiv e realizon nëpërmjet kombinimit të pjesës teorike në shitje direkte me elementët praktik të realizimit të saj. Trajnimi i drejtohet një grupi të gjerë operatorësh në shitje dhe përmbledh gjithë metodikat nga evidentimi i klientit potencial deri tek shërbimi i konsumatorit individual.

Trajnimi do të prezantojë pjesëmarrësit me teknikat e shitjes dhe do t’i përgatisë ata për mjedise të ndryshme shitjesh, si shitje direkte, shitje me pakicë, shitje në pritje etj, dhe si të aplikojnë këto teknika për të shitur një produkt, ide ose shërbim. Interes i veçantë i kushtohet zbatimit praktik të hapave të shitjes sepse nëpërmjet videove të realizuara me pjesëmarrësit si për operatorët që zhvillojnë shitje me shumicë dhe për ato që realizojnë shitje në pritje (me pakicë) krijohen mekanizma automatikë për arritjen e objektivave të shitjes.

Lektor për këtë Trajnim do të jetë Z. Nikollaq PANO.

  • Nikollaq PANO është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, dega Ekonomi Politike në vitin 1981. Në maj të vitit 1987 fiton gradën, “Kandidat i Shkencave” dhe në tetor 1994 merr titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike” në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.
  • Pano ka qenë hartues i planit mësimor të Fakultetit Ekonomik në Universitetin ‘Zonja e Këshillit të Mirë’ në vitin akademik 2002-2003, përcaktues i strukturës mësimore në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Barit, ndërtues i testeve të pranimit dhe përzgjedhes i pedagogëve Shqiptarë. Krahas pozicionit si Drejtor i Shitjeve në kompaninë e tij, që prej vitit 2013 e në vazhdim është Pedagog i jashtem në Universitetin Europian të Tiranës, dhe me eksperiencë të gjerë në fushën e Trajnimeve.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur Formularin e Aplikimit dhe Programin me gjithë informacionin e nevojshëm. Afati i fundit i aplikimit është data 5 Maj 2015.

Ky trajnim kushton 70 euro, ku janë të përfshira të gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.

Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 6 Tiranë.

Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.

Ms. Ornela Sulce
Koordinatore Trajnimesh

Dhoma e Tregtisë & Industrisë, Tiranë
Departamenti i Projekteve & Trajnimeve
Rr: “Kavajë”, nr 6. Tiranë/Shqipëri
Tel: 045 800 934
Mob: +355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Website: www.cci.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top