• DHTIT organizon trajnimin “STANDARTET KOMBETARE TE KONTABILITETIT - Moduli II”, në datat: 14-15-16 Prill 2015

DHTIT ka zgjedhur te trajtoje këte temë mbas suksesit dhe interesit të trajnimit “Standartet Kombëtare të Kontabilitetit, Moduli I” i cili u zhvillua muajin e kaluar, si dhe duke pare kërkesat per nje disipline te plote dhe te shtrënguar financiare te sipërmarrjeve dhe enteve publike, per shkak te krizes se administrimit te borxhit ne eurozone dhe duke konsideruar kerkesat e shumta qe i vijne per trajnim te avancuar ne fushen e Kontabilitetit.

Roli i kontabilitetit në drejtimin e një sipermarrjeje ekonomik është pa diskutim shumë i madh. Të gjithë ata që kanë lidhje me jetën e një njësie ekonomike, aksionerët, furnitorët, bankat, shteti, etj. dëshirojnë të kenë një kuadër të përpiktë dhe të përditësuar të ecurisë së njësisë ekonomike. Aksionerët kërkojnë të dinë mbi situatën financiare dhe performancën e njësisë ekonomike me qëllim që të marrin vendime në lidhje me investimin e tyre në këtë njësi.

Trajnimi synon te jape njohuri mbi standartet Kombetare te Kontabilitetit te miratuara nga Federata Nderkombetare e Kontabilsteve (IFAC), sikurse dhe te thellohet ne diskutim mbi praktikat me te mira ne Shqiperi per aplikimin e tyre. Eksperienca e madhe e Lektorit do ti jape mundesi te gjithe te pranishmeve te zgjerojne shume njohurite e tyre ne kete fushe.

Lektor per kete Trajnim do te jete Prof. Kledian Kodra. Z. Kodra ka 9 vite experience me Big Four International Accountancy Firms, Gjatë kësaj periudhe lektori ka qenë përgjegjës për ofrimin e një gamë të gjerë të shërbimeve si per klientët ndërkombëtarë dhe kombëtarë, duke përfshirë auditimin, konsultimi ne kontabilitet, kontrolli financiar dhe menaxhimi i përgjithshëm, kryesisht në fushën e bankave, sigurimeve, si dhe të naftës dhe gazit, telekomunikacionit , shërbimeve publike dhe Industrive te produkteve te Konsumit.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesemarresit do te pajisen me Çertifikate nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 13 Prill 2015

Ju lutem gjeni ne vijim Formularin e Aplikimit dhe Programin me gjithe informacionin e nevojshem.
Ky trajnim kushton 70 euro, ku jane te perfshira te gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.
* Trajnimi do te zhvillohet ne Sallen e Konferencave te DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajes, Nr. 6 Tirane.
Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.
Ju falenderojmë për kohën që na kushtoni!
Me respekt,
Ms. Sulçe
Training Coordinator

Tirana Chamber of Commerce and Industry
Department of Projects and Trainings
Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania
Tel: 045 800 934
Mob: +355 695542443
e-mail: ornela_sulce@cci.al
website: www.cci.al

Tel. : 045 800 934

Cel. : 0695542443
 


Contact WhatsApp
Back
Top