• Aluflor kerkon Shef/e Finance

Tirane, ofroj vend pune Shef/e Finance
Detyrat dhe përgjegjësitë:

Administron të gjithë kapitalet e kompanisë, monetare dhe fizike, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për të gjithë zinxhirin e proçesit financiar të kompanisë, që nga inventarizimi i të gjithë aseteve, mirëmbajtja, administrimi, vënia në punë me efiçencë të plotë, planifikimet e të gjitha përdorimeve të tyre, planifikimin e investimeve, vlerave monetare etj.

Përgatit raportet financiare sipas akteve ligjore në fuqi, rregulloreve dhe bordit të drejtuesve të kompanisë.

Mbikëqyr rrjedhën e parasë dhe instrumentat financiarë, duke bërë edhe pagesat përkatëse sipas datave të caktuara.

Bën deklarimet mujore në Institucionin e Tatimeve dhe në Inspektoriatin e punës sipas përcaktimeve ligjore.

Shikon raportet përmbledhëse për të përcaktuar bilancet.

Bën raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë.

Planifikon, drejton dhe koordinon aktivitetet financiare të punonjësve në zyra dhe departamente.

Përcakton proçedurat për mirëmbajtjen dhe kontrollin e aseteve.

Ekzaminon, vlerëson dhe zbaton aplikimet normave të interesit.

Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi i kërkuar:

Diplomë Universitare në Financë.

5 vjet eksperiencë ne këtë pozicion ose në këtë fushë.

Njohje e gjuhës angleze.

Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha etj.

Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.

Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.

Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.


Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
email: as.bnj@aluflor.com
 


Apply
Back
Top