• Aluflor kerkon Drejtor/e i Departamentit Juridik dhe Burimeve Njerezore

10929041_615868048541935_8145642154562593582_o.jpg


Ne kuader te zgjerimit te kompanise, dhe nevojes per staf shtese, ALUFLOR eshte i interesuar te punësojë një Drejtor/e te Departamentit Juridik dhe Burimeve Njerezore që të plotësojë kriteret e mëposhtme:

Aluflor mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër Aluflor ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit.

Kriteret e Kerkuara:

- Te kenë përfunduar arsimin e lartë, dega Juridik.
- Të kenë mbi 8 vjet eksperiencë pune ne sektorin juridik.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Aftësi për të punuar në grup

Duhet t'i përmbahet këtyre rregullave:

- Të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës .
- Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm në çdo kohë të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
- Të karakterizohen nga ndershmëria,integriteti dhe korrektësia
- Të kenë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojnë në dhënien e ideve të reja.
- Të ecin me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë
- Të ruajnë konfidencialitetin
- Nuk pranohen aplikantë të cilët janë duke ndjekur studime.



Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
E-mail: recruit@aluflor.com

Adresa: Rr "Xhanfize Keko", Porcelan, Tirane.
 


Apply
Back
Top