• Trajnim: Mbrojtja dhe përdorimi i Pronësisë Intelektuale nga Sipërmarrja Shqiptare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Mbrojtja dhe përdorimi i pronësisë Intelektuale nga Sipërmarrja Shqiptare” në datat:20-21 Mars 2015, ora 16:30 – 19:30.
Nëse një biznes nuk regjistron produktin apo shërbimin e tij, atëherë ai nuk ka asnjë mjet ligjor për t’u mbrojtur nga fallsifikimet dhe konkurrenca e pandershme në treg!!!

Pronësia Intelektuale dhe ajo industriale në veçanti, në morinë e të drejtave të njohura nga legjislacioni Shqiptar, në ditët e sotme, në stadin në të cilin ndodhet biznesi Shqiptar, meriton vëmendje nga vetë sipërmarrësit, për të mbrojtur asetet e tyre, siç janë markat tregtare dhe të shërbimit, logot e tyre të biznesit etj.
Ky trajnim është posaçërisht i dobishëm për bizneset të cilat përdorin marka tregtare Shqiptare apo të huaja, dhe mund të ndihmojnë klientët e tyre dhe palët e treta në proçesin e fitimit, realizimit, dhe mbrojtjes së të drejtave të markave tregtare që tregtojnë dhe ju drejtohet përfaqësueve të biznesit, konsulentëve të marketingut, juristëve, për tu pajisur me disa prej parimeve bazë të Pronësisë Intelektuale, që të dinë si ta përdorin e si ta mbrojnë pronën intelektuale, markën, logon, dizenjon, apo patentën e shpikjes.

Lektore për këtë Trajnim do të jetë kandidatja për Doktore e Shkencave Juridike, Znj. Albana Laknori me 12 vite experiencë dhe SENIOR EXPERT në fushën e Pronësisë Intelektuale. Znj. Laknori është eksperte kombëtare e autorizuar e IP pranë DHTIT, eksperte Evropiane e patentave pranë EPO (Zyra Evropiane e Patentave në Mynih), eksperte e njohur nga Komisioni Evropian, DG Enterprises në Bruksel. Ajo ka udhehequr trajnime të ndryshme në fushën e Pronësisë Intelektuale për bizneset e vogla dhe të mesme, juristet, prokurorët, policinë e krimit ekonomik, në projekte të ndryshme të Komisionit Evropian.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur Formularin e Aplikimit dhe Programin me gjithë informacionin e nevojshëm. Afati i fundit i aplikimit është data 19 Mars 2014
Ky trajnim kushton 5.000 Leke, ku janë të përfshira të gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.
[FONT=&quot]Trajnimi do t[/FONT][FONT=&quot]ë[FONT=&quot]zhvillohet n[/FONT]ë[FONT=&quot] Sall[/FONT]ë[FONT=&quot]n e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 6 Tiranë.[/FONT][/FONT]
[FONT=&quot]Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.
Ju falenderojmë për kohën që na kushtoni![/FONT]
[FONT=&quot]Me respekt,[/FONT]
Ms. Ornela Sulçe
Trainings Coordinator

Tirana Chamber of Commerce and Industry
Department of Projects and Trainings
Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania
Tel: 045 800 934
Mob: +355 695542443
e-mail: ornela_sulce@cci.al
website: www.cci.al

Tel. : 045 800 934

Cel. : +355 695542443
 


Contact WhatsApp
Back
Top