• Qëndra Juridike “JURIS ACADEMY’’ organizon trajnim 3-ditor, në fushën juridike.

Qëndra, pas një eksperience disa vjecare në trajnime të specializuara për studentët e drejtësisë dhe Avokatët (në fillimet e karrierës së tyre), ka vendosur të organizojë një trajnim 3-ditor. Trajnimi do ju mundësojë njohuri praktike në shumë pak kohë, njohuri të cilat mund të vihen në zbatim menjëherë. Tregu është konkurues dhe njohuritë e specializuara në shumë pak kohë është mundësia më e mirë për të qënë konkurent elitar në treg.

Trajnimi do të jetë i fokusuar vetëm mbi baza praktike në të cilën do të trajtohen:

2705.png
Dita 1. Cështje dhe procedura civile.


1. Hartimi i kërkesë-padisë,( përcaktimi i ndërgjyqësisë, objektit të padisë, baza ligjore, argumentimi i fakteve dhe referencat përkatëse)

2. Hartimi i kërkesës, drejtuar institucionit publik/privat.

3. Administrimi i provave, për çdo çështje të mundshme analizimi dhe trajtimi i tyre, për një zgjidhe sa më efikase të cështjeve të ndryshme.

4. Shpjegimi i të gjithë proçedurave përkatëse deri në seancën gjyqësore, që fillon me depozitimin e kërkesë padisë në Gjykatë, afatet, kostot, si dhe sjellja/mardhënia që duhet të kemi me sistemin Gjyqësor (referuar kodit të etikës).

5. Hartimi i deklaratës së mbrojtjes,

2705.png
Dita 2.Cështje dhe procedura penale.


1. Do trajtohet me detaje, procedurën që ndjek Avokati në rastin e ndalimit (shoqërimit) të klientit ose arrestimit në flagrancë. Kush janë veprimet që cdo avokat/jurist duhet të dijë në momentin e parë, me qëllim që të jeni të përgatitur
profesionalisht.

2. Procedura dhe mbrojtja e klientit në seancën e vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurimit personal. Kush janë argumentat dhe provat që lehtësojnë pozitën e klientit me qëllim, caktimin e një mase sa më të butë personale, duke argumentuar dhe shmangur maksimalisht arrestin në burg.

3. Realizimi i një rasti konkret.

2705.png
Dita 3. Ceshtje dhe procedura Administrative.


1. Kuptimi i aktit administrativ (gjoba) dhe ankimi administrativ.

2. Kundërshtimi i aktit Administrativ në Gjykatën Administrative.

3. Trajtimi i një rasti konkret.

1f393.png
Në fund të trajnimit, do të pajiseni me çertifikatë pjesmarrjeje si dhe të gjitha materialet e trajtuara gjatë trajnimit, do t'iu vihen në dispozicion.


Kostoja e trajnimit është 60 euro në total.

Për t'u bërë pjesë, dergoni një CV ose kontaktoni:

E-mail: trajnime.juris@gmail.com

Tel: +355 674091524
 


Contact WhatsApp
Back
Top