• Mesoni anglisht / Kurs i gjuhes angleze / Anglishte biznesi (RR. DON BOSKO dhe UNAZA E RE)


Qendra Europiane e Studimit qe prej 15 vitesh shquhet për epërsinë akademike në mësimdhënie dhe mësimin e anglishtes si gjuhë të huaj. Të gjithë mësuesit tanë kanë kualifikime të larta, janë të diplomuar e me mjaft vite përvojë në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë të huaj. Përveçse ju ofrojmë standardet më të larta të mësimdhënies, mbetemi të përkushtuar për të siguruar që çdo student të studiojë në një mjedis miqësor, dashamirës dhe përkrahës.

Kurse për anglishte biznesi
Në botën moderne globale, ku anglishtja është gjuha e tregtisë, internetit, formimit të rrjetit të kontakteve dhe tregut të aksioneve, të arrish të bisedosh me një anglishte biznesi është një avantazh i madh, në mos domosdoshmëri! Përveç kësaj, njohuritë e mira në anglishten e biznesit mund të kenë mjaft vlerë në tregun e punës, si dhe të japin mjaft avantazhe për të bërë përpara në karrierë.Çdo kurs biznesi jepet nga një mësues me përvojë në gjuhën e biznesit e me vite përvojë në ndihmë të studentëve për të arritur rezultate të shkëlqyera. Ne e konsiderojmë veten në ballë të epërsisë arsimore në ofrimin e kurseve të shkëlqyera për gjuhë biznesi.Ne i inkurajojmë studentët të përgatisin prezantime (punime seminari) bazuar në materialet mësimore dhe në përvojat personale. Ky kurs është ideal për të ndihmuar profesionistët të formojnë më shumë vetëbesim dhe zotësi në përdorimin e anglishtes në kontekst biznesi. Krahas kësaj, kurset mund të përgatiten enkas për t'iu përgjigjur nevojave të studentëve.Kurset tona janë hartuar për t’ju dhënë përgatitjen tërësore që kërkohet për të pasur sukses me anglishten e biznesit. Ju do të merrni shënime si dhe këshillim individual në lidhje me fushat e anglishtes në të cilat keni nevojë të përqendroheni për të pasur edhe më shumë sukses!
Grupe korporatashPër të pasur sukses në biznesin dhe tregetine ndërkombëtare, sot më shumë se kurrë nevojiten njohuri të mira të anglishtes për biznes. Ja përse një numër biznesesh që sa vjen e rritet po inkurajon punonjësit e vet që nuk e kanë anglishten gjuhë amtare të ndjekin mësime anglishteje në Qendren Europiane te Studimit.Janë të pakufijshme dobitë që kjo u sjell bizneseve. E bën drejtimin e biznesit më efikas por edhe më efektiv, si dhe përmirëson nivelin e komunikimit mes punonjësve dhe klientëve, gjë që rrit marshet e fitimeve.ESC-ja ofron çmime te arsyeshme për bizneset që dëshirojnë të na sjellin një apo nje numër të caktuar punonjësish për të përmirësuar standardin e anglishtes. Norma e uljes varet nga numri i punonjësve që do të ndjekin kurset. Oferta është në dispozicion të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha.Gjithashtu mesuesi tan jane te gatshem te vijne prane ambjeteve tuaja per t'ju mesuar gjuhen nderkombetare.
Mësime private / Anglisht për qëllime të posaçme në ESC ofron seanca mësimore individuale me mësues të gjuhës angleze që kanë përvojë, kualifikime të larta dhe janë të motivuar.Studentët shpesh vënë në shërbim seancat mësimore private për të pasuruar më tej aftësitë e të folurit, aftësitë gramatike, aftësitë shkruese, aftësitë dëgjuese, shqiptimin, përgatitjen për provime dhe për shumë arsye të tjera. Seancat mësimore private vihen në shërbim edhe nga një numër i mirë studentësh biznesi. Disa studentë vijnë edhe për lëndë të specializuara, të cilat i kemi në dispozicion.

14956470_10208096315029012_5533104036652156332_n.jpg

 


Contact
Back
Top