kliko
+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart 15 sinjale se njė mashkull duhet evituar



    Qė nė fillim, qė nė takimin e parė, ka disa meshkuj qė kuptohen me radar dhe nuk duhen takuar njė herė tė dytė - nėse nuk duam njė marrėdhėnie tė pakėnaqshme dhe me probleme tė mėdha e tė vogla. Ja pra njė guidė e vogėl, por e pasur, pėr tė kuptuar mashkullin qė duhet ta shmangim. Pėr atė mashkull qė nuk duhet tė bėjė kurrė pjesė nė jetėn tonė. Pėr mashkullin tė cilin ia dorėzojmė me kėnaqėsi armikes sonė mė tė madhe...

    Imagjino njė situatė, njė ēfarėdo: vajzat ju flasin pėr njė djalė shumė interesant, ēuditėrisht (bėni kujdes me kėtė “ ēuditėrisht”) akoma tė lirė, tė cilin ju duhet ta takoni me ēdo kusht. Ose nė shkollė, nė universitet, nė vendin e punės, duket i lirė njė djalė (por dhe nė kėtė rast, tregoni kujdes me kėtė “duket”), ndaj do donit ta njihnit pak mė mirė.

    E kėshtu me radhė (u kuptuam, besoj!). Ok. E takoni. Dilni me tė pėr njė darkė pa shumė pretendime, por qė mund tė mos jetė e fundit, tė paktėn kėshtu shpresoni ju meqėnėse ky tipi ju duket interesant. Duket interesant, por a ėshtė vėrtet? Si do tė jetė kur e ashtuquajtura “koha e promovimit” tė ketė mbaruar? Si do tė jetė ai nė jetėn e pėrditshme? ēfarė telashesh do t’ju shkaktojė? Vėshtirė ta thuash, por gjithsesi, jo e pamundur. Mbi tė gjitha nėse bėn kujdes dhe u kushtoni rėndėsi sinjaleve qė - njėsoj si simptomat e sėmundjes - mund t’ju japin njė ide mjaft tė saktė tė “pėrshkrimit klinik” tė personit qė keni pėrballė, tė materialit njerėzor qė po pėrgatiteni tė frekuentoni, ndonėse ai do tė pėrpiqet dukshėm t’ju devijojė, t’ju duket interesant, i dashur, simpatik dhe argėtues. Por janė disa elementė nga tė cilėt mund tė kuptoni se njė mashkull nuk duhet frekuentuar. Ato janė 15 dhe ekspertėt pasi i kanė kombinuar me njėra tjetrėn, kanė zbuluar se ka 10 tipe meshkujsh qė duhen evituar. Por ndėrkohė, cilat janė elementet qė duhet tė keni gjithmonė parasysh, ato 15 sinjalet qė nuk kanė lidhje njėri me tjetrin nė dukje, por qė bėjnė tė bien kėmbanat e alarmit. Nėse mashkulli me tė cilin po dilni ka 10 nga kėto 15 elemente... mendohuni mirė pėrpara se ta takoni sėrish!

    1. I vijnė vazhdimisht mesazhe dhe updates-e nė celularin e tij dhe nuk bėhet fjalė pėr kontakte pune.

    2. Flet shumė pėr tė ėmėn, se si asnjė grua nuk mund t’i afrohet perfeksionit tė saj. Thuajse njė shėnjtore.

    3. Nuk flet kurrė pėr tė shkuarėn e tij.

    4. Nuk flet pėr miqtė e tij.

    5. Ato qė thotė janė shpesh kontradiktore me njėra-tjetrėn.

    6. Flirton me kamarieren ose pushon sė foluri kur pranė tavolinės suaj kalon njė vajzė e bukur, pėr ta rifilluar mė pas bisedėn kur kjo femėr tė jetė larguar.

    7. Flet shumė pėr punėn e tij. Del nė pah vazhdimisht njė sens i fortė frustrimi karshi kolegėve, shefave dhe punės nė vetvete.

    8. Nuk ka njė punė tamam. Ėshtė nė njėfarė, si tė thuash, zanati pa kokė, qė ka pak nga tė gjitha profesionet, por ndėrkohė shtiret sikur kjo ka qenė zgjedhja e tij. Si jeton? Ėshtė ajo mamaja shenjtore qė mendon pėr tė dhe e ndihmon... apo jo?

    9. Kujton se i di gjithmonė tė gjitha ai, nuk iu lė hapsirė ideve tė tua. Mendon se mund t’ju lexojė si njė libėr tė hapur dhe kėtė ua thotė hapur, me krenari madje. Ėshtė njėfarė Frojdi dhe juve jeni me fat qė e keni njohur.

    10. Nuk beson te ēiftet fikse, monogamia ėshtė njė shtrėngim social, sipas tij. Sigurisht, femra nuk duhet tė ketė lidhje tė tjera, sepse ėshtė “antropologjikisht” e prirur ndaj monogamisė.

    11. Ka sjellje fėminore, ėshtė thuajse kapri ēoz nė situata nė tė cilat njė sjellje e tillė nuk do tė kishte justifikim.

    12. Nuk do qė tė takojė prindėrit e tij dhe nėse e bėn, vendoset nė njė pozicion konflikti me ta qysh prej fillimit.

    13. Nuk ėshtė mė dhe aq i ri, megjithatė ėshtė beqar. ēne?

    14. Mund t’ju takojė vetėm nė orare tė ēuditshme ndonėse nuk ka - tė paktėn nė dukje - njė punė apo disa angazhime nga tė cilat mund tė lirohet vetėm pas njėfare ore dhe nė ditė tė caktuara. Mund tė mos jetė dhe aq beqar, nė fakt...!

    15. Ka gjithmonė pak para nė xhep, ju kėrkon tė paguani juve dhe rrallė jua kthen paratė. Ose nėse e bėn, e bėn pjesėrisht, duke gjetur justifikime pak tė besueshme.

    Ju duket se kėto pika qė listuam kanė pak gjėra tė pėrbashkėta mes tyre? Ndoshta, por korrenspondojnė me tipare specifike tė karakterit tė meshkujve tė cilėt ne do tė bėnim mirė t’i evitonim. Provoni tė bėni njė mbledhje tė pikave qė partneri juaj aktual ka prej kėtyre dhe pastaj gjykoni me zemėr, por edhe me mendje. Nėse ka qenė beqar deri nė momentin kur e keni takuar juve, duhet tė ketė njė “pėrse”... apo jo?



    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe pėrkujdesje pėr ju

    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  ladyalbania-15-sinjale-se-nje-mashkull-duhet-evituar-cover.jpg
S: 684
Madhesia:  11.8 KB