kliko
+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart 10 kėshillat e Eva Mendesit pėr njė trup tė tonifikuar

    Eva Mendes nuk ėshtė vetėm njė ikonė bukurie. Ėshtė mbi tė gjitha njė grua qė e do veten dhe qė investon shumė kohė dhe mund pėr t’u ndjerė mirė me veten dhe fjalėt e saj kyē janė “lėvizje” dhe “dashuri pėr veten”. Nė kėtė artikull ne sjellim kėshillat e saj praktike pėr tė pasur njė trup tė tonifikuar, edhe pse nuk mund t’ia lejojmė vetes tė shkojmė ēdo ditė nė palestėr.



    1. Jini gjithmonė vetvetja!
    Nuk ka asgjė tė keqe tė dėshirosh njė trup tė hollė dhe tė tonifikuar, por kėrkoni gjithmonė tė fiksoni nė mendje se kush jeni e se si jeni gatuar: tė luftosh kundėr trupit tėnd, nuk ka kuptim. Nėse keni, sikurse unė, linja sensuale e tė kolme, mos kėrkoni tė modifikoni totalisht pamjen tuaj, por bėni ēmos pėr ta vlerėsuar.

    2. Ndiqni njė dietė tė ekuilibruar
    Edhe nėse mund tė mos e besoni, jam shumė kundėr dietave: e vetmja gjė qė bėj, ėshtė tė reduktoj porcionet. Ju zbuloj njė tjetėr sekret: kur tė keni njė dėshirė tė madhe pėr ēokollatė, mos ia mohoni vetes njė copė tė vogėl. Njė katror nuk do t’ju bėj keq, as nuk do t’ju bėjė tė shtoni nė peshė. Edhe unė, kur kam nevojė pėr diēka qė tė mė ngrejė moralin, kam shumė qejf tė ha pak ēokollatė!

    3. Thojuni “Po” periudhave tė detoksifikimit
    Jo dietave, ama po njė dite nė sa kohė, pėr “detoksifikim”. Pasi ta keni provuar njė herė, do tė kuptoni sesa pėrfitime sjell diēka e tillė: do tė keni shumė mė tepėr energji, lėkura do t’ju falenderojė dhe trupi juaj do tė pastrohet sėrish. Ka shumė mėnyra pėr detoksifikim, qė mund tė zgjasin njė ditė tė vetme (dhe zakonisht bėhen njė herė nė javė) ose qė zgjasin 7 ditė: gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė ndiqni nė mėnyrė strikte rregullat dhe ju siguroj se mė pas do tė ndiheni vėrtet mirė!

    4. Thuaju “Po” shėtitjeve energjizuese
    Nėse nuk ju pėlqen tė shkoni shpesh nė palestėr, mund tė dilni gjithmonė pėr njė shėtitje tė bukur tė pėrditshme, ndoshta nė mbrėmje kur ktheheni nga zyra, ose nė mėngjes pėrpara se tė bėheni gati pėr nė punė. Unė vetė, kur duhet tė stėrvitem, preferoj njė shėtitje nė ajėr tė pastėr, nė vend qė tė mbyllem mes katėr mureve: meqėnėse kam njė qen, mė ndodh shpesh tė shkoj pėr njė shėtitje tė bukur energjizuese me qenin tim, Hugon.

    5. Yoga pėr mendjen dhe trupin
    Tė bėsh yoga kėtu nė Hollivud, ėshtė njė modė e vėrtetė sė cilės (thuajse) askush nuk i reziston dot. Pastaj, duke pasur njė klimė kaq favorizuese, nuk ėshtė aspak e ēuditshme tė shohėsh njerėz nė mes tė lėndinave nė pozicione tė ēuditshme tė meditimit. Mua mė pėlqen shumė yoga, ėshtė njė mėnyrė pėr t’u stėrvitur qė ndihmon shumė edhe mendjen, edhe shpirtin, ndaj pėrpiqem ta ushtroj tė paktėn dy herė nė javė.

    6. Stėrvitje individuale
    Ėshtė e vėrtetė, shpesh mund tė jetė e kėndshme tė dalėsh pėr vrap apo tė shkosh nė palestėr me njė mik ose mikeshė, por nėse keni vėnė re se punoni mė fort kur jeni vetėm, mos u sforconi tė stėrviteni me tė tjerė. Stėrvitja ėshtė njė ritual ekstremisht personal dhe nuk funksionon pėr tė gjithė nė tė njėjtėn mėnyrė: unė personalisht preferoj tė stėrvitem vetėm dhe me vėshtirėsi shkoj nė palestėr.

    7. Gjeni kohėn, edhe kur duket e pamundur
    Jam e ndėrgjegjshme se nuk ėshtė kaq e thjeshtė tė gjesh kohėn pėr tė gjitha; tė punosh, t’i dedikohesh jetės personale apo sociale dhe tė kesh edhe dėshirėn pėr t’iu pėrkushtuar stėrvitjes. E rėndėsishme ėshtė tė kuptojmė se nuk ėshtė e nevojshme tė shkojmė pėr vrap pėr njė orė tė tėrė ose tė shkojmė nė palestėr dhe tė rrimė aty dy orė: ėshtė mė mirė tė bėjmė vetėm 20 minuta vrap, por vazhdimisht, sesa njė stėrvitje sporadike me njė kohėzgjatje mė tė madh.

    8. Sakrificat
    Pėr fat tė keq kjo ėshtė njė nga nevojat mė tė lodhshme nga e cila duhet tė heqėsh dorė. Qoftė njė biskotė mė tepėr e ngrėnė pėr tė shoqėrua ēajin, qoftė kujdesi mė qumėshtin e paskremuar, mund tė duken gjėra tė vėshtira por duhet tė gjeni patjetėr diēka nė mėnunė tuaj nga e cila tė hiqni dorė pėr tė reduktuar kaloritė e marra nė njė ditė. Njė shembull praktik: nėse njė ditė nuk ushtrohem, tregoj mė tepėr kujdes me atė ēka ha sepse nuk do tė djeg shumė kalori sa ē’djeg kur dal pėr vrap... ndaj, pėr atė ditė specifike, stop pizza-ve!

    9. Reduktoni stresin
    ...ose tė paktėn, shfryjeni! Tė gjithė ne kalojmė momente veēanėrisht stresuese, qė shkaktohen nga puna, dashuria apo ēdo lloj arsyeje tjetėr. E rėndėsishme ėshtė ta kontrollojmė stresin dhe tė pėrpiqemi tė shfryjmė energjitė e tepėrta negative nė njėfarė mėnyre: mund tė jetė njė darkė me mikeshat, njė banjo e ngrohtė, njė ditė e kaluar nė SPA apo njė mbrėmje shtrirė nė divan, pėr tė parė njė film tė bukur.

    10. Jini tė sigurta nė vetvete
    Sigurisht, tė kesh njė fizik perfekt, mund tė ndihmojė shumė, por edhe nėse nuk jeni tė tonifikuara dhe tė holla, fakti qė jeni tė sigurta pėr veten do t’ju bėj tė shkėlqeni nė sytė e tė gjithėve. Pėr mua kjo do tė thotė qė pikė sė pari tė pranosh se disa gjėra mund tė ndryshohen ose modelohen, tė tjera jo. Dhe pastaj mendoj se ėshtė thelbėsore tė buzėqeshėsh dhe tė qeshėsh sa herė qė tė jepet rasti. Njė e qeshur e mirė tė ngre moralin dhe vlen si pėr vetė ne, ashtu edhe pėr ata qė na rrethojnė.



    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe pėrkujdesje pėr femrat

    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  ladyalbania-10-keshillat-e-Eva-Mendesit-per-nje-trup-te-tonifikuar-cover.jpg
S: 513
Madhesia:  14.1 KB