• Studio Ligjore në Shqipëri - Avokat-Konsulence Juridike-Ndermjetesim per Zgjidhjen e Konflikteve dhe Mosmarreveshjeve

Studio Ligjore "Duraj" e zhvillon aktivitetin e saj në Tiranë, Durres, Elbasan si dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë duke ofruar shërbime ligjore me përkushtim maksimal dhe profesional. Ne do të jemi të disponueshëm në ҫdo kohë, duke Ju ofruar shërbimet më të mira ligjore në kohë reale.

Një nga parimet bazë të Studios është ruajtja e marrdhënieve të besimit reciprok me klientin duke ushtruar me devotshmëri dhe rigorozitet përgjegjësitë e lindura për shkak të aktivitetit. Studio krijon të gjitha kushtet e nevojshme për dhënien e një konsulence ligjore në vazhdimësi, me cilësi e profesionalizëm. Studio Ligjore "Duraj", në ҫdo rast ruajn sekretin profesional dhe nuk bëjnë publike informacione me të cilat është vënë në dijeni gjatë kryerjes së shërbimeve të ndryshme juridike.

Sherbimet e ofruara nga Studio Ligjore "Duraj" jane:

- konsulencë juridike;
- përfaqësim ligjor dhe avokator;
- kryerja e te gjitha veprimeve juridike per fitimin e lejeve te qendrimit, lejet e punes dhe fitimin e shtetesise Shqiptare per shtetasit e huaj;
- pergatitja e dokumentacionit per regjitstrimin e shoqerive tregtare ne organet vendore dhe qendrore te Republikes se Shqiperise;
- ofrimi i konsulences juridike, ndermjetesim per zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe konflikteve, perfqesim avokator per individ, persona fizike dhe persona jurdik;
- përgatitjen e: kërkesave, kërkesë padive, kërkesave ankimore, rekurseve, akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale, kontratave e marrëveshjeve dhe ҫdo lloj dokumentacioni juridik;

Studio Ligjore "Duraj" eshte e specializuar ne fushen:
- E Demshperblimeve qe rrjedhin nga: aksidentet: automobilistike, hekurudhore, detare, ajrore, ne pune, e energjise elektrike, mjekim i pakujdesshem dhe cdo demshperblim tjeter;
- Administrative;
- Tregtare;
- Civile;
- Penale;
- Heqjen e ndalesave/debimeve ne zonen e Shchengen.
 


Contact WhatsApp
Back
Top