kliko
+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart 5 kėshilla tė vyera pėr kursimin e parave



    Shumė femra marrin masa duke kursyer para pėr ditėt e vėshtira. Por kjo nuk ėshtė gjithmonė kaq e thjeshtė, sidomos nė kohėt e krizės ekononike. Nė kėtė artikull Ladyalbania.al ju sjell disa kėshilla nė trajtėn e hapave praktike se si tė mund tė menaxhoni tė ardhurat dhe shpenzimet pėr veten dhe familjen tuaj.

    Fondi i emergjencės
    Mos i tregoni askujt pėr kėtė fond, madje as njerėzve tuaj mė tė afėrt, siē mund tė jenė partneri apo bashkėshorti, prindėrit, fėmijėt, apo shoqja juaj e ngushtė. Ky do tė jetė njė fond juaji i emergjencės, veēmas kursimeve tuaja familjare. Bėni kujdes qė mos ti shpenzoni kėto kursime pėr asnjė arsye, pėrveē rasteve emergjente, siē mund tė jetė njė trajtim i domosdoshėm mjekėsor apo njė kredi e vėshtirė qė kėrkon likujdim tė menjėhershėm.

    Kontrollimi i vazhdueshėm i shpenzimeve
    Njė nga mėnyrat mė efikase tė tė kyrsyerit pėr femrat ėshtė mbajtja e shėnimeve pėr shpenzimet e kryera. Duke marrė parasysh se ju mund tė merreni me blerjet e shtėpisė apo me blerjet e sendeve tė ndryshme, shpenzimet tė cilat mund tė harrohen shpejt, ėshtė e kėshillueshme tė mbani njė bllok tė veēantė pėr shpenzimet. Nė kėtė mėnyrė ju do tė evidentoni nė kohė shpenzimet e tepėrta dhe do tė mund tė kontrolloni qė blerjet mos tė tejkalojnė limitet tuaja tė buxheteve.

    Investimet
    Nėse keni njė punė dhe tė ardhura tė qėndrueshme, ėshtė mirė qė tė mendoni se si ti zhvilloni ato. Ėshtė e nevojshme qė ju tė kryeni njė investim pėr tė pasur njė tė ardhme mė tė sigurt. Tregohuni shumė e kujdesshme nė investim dhe patjetėr kėshillohuni me ekspertėt e fushės apo me njerėzit tuaj tė afėrt.

    Kėrkoni oferta
    Tė kėrkosh oferta nuk do tė thotė patjetėr tė blesh produkte tė lira apo jo cilėsore, por do tė totė tė blesh produkte dhe shėrbime me leverdi nga ana ekonomike. Gjeni momentin dhe vendin e duhur pėr blerjet tuaja, duke kėrkuar mė parė tregun dhe ofertat e ndryshme dhe do tė shihni se sa shumė mund tė kurseni.

    Vazhdoni pėrpjekjet
    Suksesi i menaxhimit tė financave personale qėndron tek vazhdimėsia e kursimeve. Nėse shihni se pas shumė pėrpjekjeve ju ende nuk mund tė kurseni mjaftueshėm, nuk duhet tė dorėzoheni, por tė kėrkoni mėnyra tė reja kursimi. Nėse keni arritur tė krijoni njė depozitė kursimesh, atėherė kjo duhet tju inkurajojė pėr tė vazhduar edhe mė tej.

    * Mos harroni se paratė e kursyera janė para tė fituara. Ēdo gjė varet nga dėshira dhe vullneti juaj, pavarėsisht tė gjitha vėshtirėsive qė mund tė hasni rrugės. Nėse ju doni tė kurseni, atėherė patjetėr qė do tė arrini tė kurseni. Pėrsa i pėrket vlerave tuaja tė depozitės sė kursimit , kjo varet nga strategjitė qė zgjidhni dhe kompromiset tuaja me veten dhe stilin tuaj tė jetesės



    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe pėrkujdesje pėr femrat




    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  ladyalbania-5-keshilla-te-vyera-per-kursimin-e-parave-cover.jpg
S: 547
Madhesia:  14.5 KB