+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart 10 Kėshilla si tė alternosh shtatzaninė dhe punėn

    Nėse ju punoni nė zyrė dhe e keni tė pamundur ta kaloni shtatzaninė nė shtėpi apo tė punoni nga shtėpia dhe nga ana tjetėr shtatzania ju sjell shumė lodhje, dobėsi fizike apo tė vjella, Ladyalbania.al ju sjell nė kėtė artikull disa kėshilla se si tė jeni sa mė efektive nė punė duke u kujdesur njėkohėsisht pėr njė shtatzani sa mė tė shėndetshme.



    1. Mos e fshihni nga kolektivi shtatzaninė tuaj. Le ta dijnė eprorėt gjendjen tuaj dhe mos t’ju ngarkojnė me punė tė tepėrta qė ju nuk mund ti realizoni nė mėnyrė cilėsore apo nė afatet e kėrkuara pėr shkak tė gjendjes suaj shėndetėsore.
    2. Flisni me eprorėt tuaj qė ndonjė nga kolegėt tuaj tju ndihmojė apo zėvendėsojė nė kohėn kur ju kryeni vizita te mjekėt. Mos harroni tė falenderoni ata qė ju ndihmojnė dhe mėsoni tė delegoni punėt, pėrndryshe rrezikoni tė pėrfliteni nga kolegėt si njė punonjės qė i bėn bisht punės me pretekstin e gjendjes shėndetėsore.
    3. Trajtoni paraprakisht me eprorėt tuaj problematikat qė mund tė lindin nė tė ardhmen si pasojė e shtatzanisė suaj, siē mund tė jenė pėr shembull: njė udhėtim I rėndėsishėm pune I planifikuar mė parė qė ju nuk mund ta realizoni, mos respektimi I kodit tė veshjes nė mėnyrė rigoroze si rrjedhojė e gjendjes suaj shėndetėsore, apo nevoja pėr pushime tė herėpashershme gjatė orarit tė punės qė mund tju nevojiten.
    4. Pini ujė nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe kujdesuni qė nė tavolinėn tuaj tė punės tė keni gjithmonė ujė, pasi etja mund tė pengojė njė pėrqėndrim normal nė punė.
    5. Sigurohuni qė tė keni njė karrige komode pasi ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mirėqėnien tuaj shėndetėsore.
    6. Nėse nė punėn tuaj qėndroni shumė nė kėmbė apo ju duhet tė lėvizni shpesh, vishni kėpucė tė rehatshme dhe kujdesuni qė herė pas herė tė bėni pushime tė shkurtra pėr tė shplodhur kėmbėt.
    7. Analizoni mirė mundėsitė tuaja. Megjithėse eprorėt mund tė jenė treguar tolerant ndaj jush, kjo nuk do tė thotė se ata do tė pranojnė mosrealizimin e punės pėr shkak tė shtatzanisė suaj. Mos harroni se nė Kompani vlerėsohet punonjėsi qė punon shumė e jo punonjėsit qė me vėshtirėsi realizojnė detyrat thelbėsore tė ngarkuara. Prandaj tregoni kujdes qė tė planifikoni punėt tuaja gjatė ditės dhe ti mbyllni detyrat nė kohė, nė mėnyrė qė tė lini hapėsira pėr vonesa apo leje kur ėshtė vėrtetė e domosdoshme.
    8. Mundohuni tė shmangni presionet apo streset e punės. Nėse keni njė rol drejtues nė kompani, mos nxitoni tė merrni vendime tė menjėhershme, por jepini vetes kohėn e duhur duke ruajtur njė gjykim sa mė tė qetė.
    9. Mėsoni tė luftoni streset duke kontrolluar frymėmarrjen tuaj. Merrni frymė thellė kur keni momente tė vėshtira, pasi kjo do tju qetėsojė nė momente kur mund tė jeni e nevrikosur.
    10. Mos harroni pėr tė drejtat tuaja sipas kodit tė punės dhe ligjeve pėrkatėse. Ju nuk duhet tė frikėsoheni pėr humbjen e vendit tė punės vetėm pėr faktin se jeni shtatzanė. Por nga ana tjetėr mos abuzoni me kėtė fakt, pasi punonjėsit dembelė apo ata qė mendojnė se tė gjithė kanė detyrime ndaj tyre nuk pranohen as nga kolegėt as nga eprorėt.

    ***
    Siē mund ta shihni nga artikulli qė trajtuam, ėshtė plotėsisht e mundur tė alternosh punėn dhe shtatzaninė dhe kėtė e kanė vėrtetuar shumė femra. Por gjithsesi ju zgjidhni variantin qė ju mundėson tė ndiheni e lumtur dhe e qetė, ēka ėshtė edhe gjėja mė e rėndėsishme pėr njė shtatzani tė mbarė.



    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe pėrkujdesje pėr femrat


    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  ladyalbania-10-keshilla-si-te-alternosh-shtatzanine-dhe-punen-cover.jpg
S: 351
Madhesia:  12.9 KB