kliko
+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart Frutat dhe zarzavatet - kimikatet qė po na “vrasin”

    Nga: Blerina BOMBAJ



    Frutat dhe zarzavatet, ēelėsi i suksesit tė natyrės dhe ndikimi i shkėlqyer qė kanė mbi shėndetin, po “vriten” ēdo ditė e mė shumė nga kimikatet. Por si ndikojnė kėto tė fundit nė shėndetin tonė dhe ēfarė duhet tė bėjmė. Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon se cilat janė frutat qė kanė ngarkesė mė tė lartė tė pesticideve si edhe ato me ngarkesė mė tė ulėt, dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme, se si duhet tė ulim ekspozimin tonė ndaj tyre.

    A mund tė na shpjegoni pėr lexuesit rreth vlerave tė frutave dhe zarzavateve, duke u fokusuar kryesisht te ato qė nuk kanė kimikate?
    Frutat dhe zarzavatet janė pika mė fortė e dietės sė rekomanduar sot, sepse janė tė pasura nė vlera ushqyese dhe, nga ana tjetėr, nuk kanė shumė kalori tė cilat po merren me tepricė. Gjithashtu, kėto ushqime pėrmbajnė antioksidante qė janė jetike pėr tė mbrojtur qelizat tona nga njė ambjent tepėr toksik qė na rrethon tashmė. Por, ashtu sikurse gjithēka nė kėto kohė moderne, edhe frutat dhe zarzavatet nuk janė lėnė pa ndėrhyrje, pėr tė rritur sa mė shumė prodhimin dhe pėr tė zbukuruar pamjen e tyre.

    Ēfarė pėrfshijnė konkretisht kėto ndėrhyrje?
    Ndėrhyrje tė tilla pėrfshijnė modifikimin gjenetik tė farave (pėr tė rritur rezistencėn e tyre ndaj insekteve), pėrdorimin e fertilizuesve dhe tė pesticideve e herbicideve. Kėto tė fundit pėrdoren pėr tė eliminuar insektet, por, pėr fatin tonė tė keq, ato depėrtojnė nė brendėsi tė shumė frutave dhe zarzavateve dhe me konsumimin e tyre kėto kimikate pėrfundojnė nė trupin tonė. Natyrisht qė kėto substanca janė tepėr toksike dhe madje kancerogjene.

    Cilat janė frutat apo zarzavatet qė kanė ngarkesė mė tė lartė tė pesticideve?
    Ndėr frutat dhe zarzavatet qė kanė mė shumė pesticide mund tė pėrmendim si: Pjeshkėt, mollėt, specat rrumbullake, selino, nektarinat, luleshtydhet, qershitė, sallata jeshile, rrushi, karrotat, dardhėt.

    Po sa i pėrket produkteve me ngarkesė mė tė ulėt tė pesticideve cilat janė?
    Kėtu mund tė pėrmendim si: Qepet, avokado, ananasi, pjepri, asparagu, bizelja, kivi, lakra, patėllxhani, bostani, domatja, brokoli, patatja e ėmbėl.

    Si mund ta ulim ekspozimin tonė ndaj kėtyre kimikateve?
    Natyrisht qė pastrimi dhe larja e kujdesshme e kėtyre produkteve e ul sasinė e tyre. Edhe heqja e lėkurės ndihmon nė uljen e pesticideve, por asnjėherė nuk eliminohet krejtėsisht. Ajo qė unė do tė kėshilloja ėshtė qė larja tė bėhet me ujė tė bollshėm dhe duke i fėrkuar sa mė shumė kėto produkte. Nuk do tė rekomandoja pėrdorimin e detergjenteve. Kujdes i veēantė, nė sasinė e pesticideve qė merren nga ushqimet, duhet tė tregohet pėr fėmijėt pasi ata janė shumė mė tė riskuar nga efektet e dėmshme tė tyre.

    Cila ėshtė zgjidhja?
    Zgjidhja ėshtė refuzimi i industrializimit dhe preferimi i produkteve "organike" ose ndryshe "bio". Deri tani ky biznes nuk ėshtė dukur shumė i suksesshėm pasi kanė kosto tė lartė dhe fitim tė ulėt, megjithatė, pa dyshim ėshtė njė biznes me tė ardhme. Kur flasim pėr produkte organike, duhet tė kemi parasysh zbatimin e disa kritereve tepėr tė rrepta dhe nganjėherė tė pamundura. Kėto produkte, pasi kontrollohen rigorozisht, nėse plotėsojnė ēdo kriter dhe standard tė vendosur, certifikohen si "organike" nga institucionet pėrkatėse qė mund tė jenė shtetėrore ose private. Nė Shqipėri dėgjojmė shumė shpesh termin "bio", madje nė tregun e madh tė fruta-perimeve treēereku i tregtuėsve pretendon qė produkti i tij ėshtė "bio". Nė fakt, shumė pak njerėz janė nė dijeni se cilat janė tė gjitha kriteret qė duhet tė plotėsohen. Kėto standarde qė pėrcaktojnė se ēfarė duhet dhe ēfare nuk duhet tė bėjnė fermerėt me produktet e tyre shkruhen nė qindra faqe tė Regjistrit Federal.

    CERTIFIKIMI “BIO”

    Disa nga rregullat qė duhet tė plotesojė njė produkt qė tė certifikohet"bio" janė:

    • Tė mos jetė pėrdorur asnjė lloj pesticidi sintetik, herbicid, fertilizues
    • Tė mos jenė mbjellė fara tė modifikuara gjenetikisht, tė mos jenė trajtuar produktet me rrezatim
    • Tė jetė mbajtur raportim pėr gjithēka ėshtė pėrdorur dhe ju ėshtė treguar rregullisht inspektoreve pėr kontrollet pėrkatėse
    • Toka tė mos jetė pėrdorur as mė parė pėr mbjellje konvencionale dhe madje edhe tokat pėrreth
    • Toka e mbjelljes tė jetė larg zonave industriale, aeroporteve dhe rrugėve nacionale




    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe pėrkujdesje pėr femrat




    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  ladyalbania-Frutat-dhe-zarzavatet-kimikatet-qe-po-na-vrasin-cover.jpg
S: 451
Madhesia:  22.9 KB