kliko
+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart Kėshilla pėr njė nxirje tė kujdesshme nė solar



    Tani ka ardhur vera dhe ēdokush duhet tė ketė pak ngjyrė para se tė ekspozojė trupin publikisht nė plazh. Zakonisht, personat e kujdesshėm e kėrkojnė nxirjen edhe pėrmes teknikave tė ndryshme. Ne kemi sjellė disa kėshilla pėr tė gjithė personat qė kėrkojnė njė nxirje tė kujdesshme nė solar.

    Konsultohuni me njė doktor!
    Rregulli numėr njė ėshtė, se pėrpara nxirjes normalisht ose nė njė salon estetike duhet tė konsultoheni me njė dokotor. Vizitoni njė dermatolog, specialist kanceri dhe gjinekolog. Nėse jeni nėn moshėn 18 vjeē, atėhere qėndrat e estetikės pėr solar nuk janė pėr ju. Deri nė kėtė moshė, lėkura jonė ėshtė mė e predispozuar pėr t’u djegur, qė do tė thotė ka rrezikshmėri mė tė lartė pėr kancerin. Nxirja mund tė jetė e rrezikshme nėse jeni nėn ndikimin e ilaēeve si antibiotikė, barna hormonale, mjekim kundėr stresit ose depresionit dhe ilaēeve tė presionit tė gjakut (tensionit).

    Rrezet Ultraviolet ndalojnė efektin e kėtyre ilaēeve. Pėrveē kėtyre, ne e dimė qė rrezet UltraViolet veprojnė me disa ilaēe dhe rezultati mund tė ishte i paparashikueshėm

    Shmangni nxirjen gjatė shtatzanisė, dhėnies me gji dhe ciklit menstrual

    Tė bėrit dush pėrpara dhe pas nxirjes
    Mos u lani me sapun 4 orė pėrpara se tė shkoni nė sallon estetike pėr solar, dhe as 4 orė pasi tė keni pėrfunduar. Duke bėrė dush pėrpara nxirjes, ju lani pjesėn e jashtme tė qelizave tė vdekura, duke e lėnė lėkurėn pa mbrojtjen natyrale. Nė anėn tjetėr, tė bėrit dush katėr orė pas nxirjes nė sallon do tė thotė tė ccojė mundin tuaj dėm.

    Sa shpesh mund tė nxiheni?
    Mos shkoni tė bėni solar ēdo ditė. Intervali mė i vogėl duhet tė jetė 1-2 ditė sigurisht nė varėsi tė ndjeshmėrisė sė lėkurės tuaj. Ne nxihemi pasi rrezet Ultraviolet djegin lėkurėn tonė duke zhvilluar pigmentin e melaninės pėr mbrojtje. Pas “sulmit” tė rrezeve Ultraviolet lėkurės i duhen 1-2 ditė tė marrė veten. Nėse e tejkaloni kufirin dhe nxiheni ēdo ditė, mund tė keni probleme me shėndetin nė tė ardhmen.

    Gjithashtu ėshtė thelbėsore tė dini kohen se sa do rrini nė shtratin e solarit. Kjo varet sesa tė fuqishme janė llampat, lloji i lėkurės tuaj,dhe se sa nxirje dėshironi tė merrni. Konsultohuni me menaxherėt e estetikės!

    Skuqje pas nxirjes
    Ekziston njė keqkuptim i personave qė vizitojnė estetikat pėr tė bėrė solar: nėse lėkura ime nuk skuqet, une nuk do nxihem. Kjo ėshtė absolutisht e gabuar. Lėkura e skuqur pas nxirjes ėshtė shenjė e djegies pas diellit. Djegiet e diellit janė tė rrezikshme. Pėr tė zvogluar kėtė rrezik, duhet tė nxiheni gradualisht, duke rritur numrin e vizitave nė sallon.

    Mundohuni tė mos e rrisni kohėn e shpenzuar nė shtratin e solarit mė shumė se dy minuta. Nėse keni lėkurė tė ēelėt ose tė mesme, mos e rrisni mė shumė se 1 minutė!

    Mos harroni tė mbroni pjesėt mė tė ndjeshme: organet gjenitale, gjoksin, sytė, buzėt dhe nishanet. Doktorėt na kėshillojnė tė mos i heqim tė brėndshmet, por nėse nuk ju ndalon asgjė qė tė nxiheni nudo, atėherė pėrdorni leukoplaste. Pėrveē kėtyre duhet tė vini syze tė veēanta tė cilat janė tė tė gatshme nė ēdo sallon estetike.

    Shumė njerėz mendojnė se ėshtė e mjaftueshme vetėm tė mbyllni sytė pėr tė mbrojtur retinėn. Por lėkura e qepallės sė syrit ėshtė shumė e hollė pėr tė qenė mbrojtėse mjaftueshėm. Mund tė vėshtirėsoni shikimin dhe tė sėmureni me katarakt.

    Ju duhet patjetėr tė vini krem nxirės. Ky rregull zakonisht injohet nga shumė vizitorė tė cilėt mendojnė se mund tė nxihen dhe pa krem. Kremrat nuk janė vetėm qė tė merrni mė shumė ngjyrė. Nė rradhė tė parė ata funksiojnė si hidratues lėkure( e lagin atė, njomin). Duhet tė dini qė ėshtė thelbėsore t’a aplikoni atė pasi rrezet Ultraviolet e thajnė lėkurėn, dhe si rezultat e plakin atė mė shpejtė. Njė lėkurė e lagėsht ėshtė me shumė e mbrojtur, e cila ju ndihmon atė tė duket mė e re dhe elastike.

    Si tė zgjidhni kozmetikėn e nxirjes
    Ju shumė mirė mund tė pyesni: A mund tė pėrdor kremra tė thjeshtė hidratues pėr fytyrėn dhe trupin? Ju mund ti pėrdorni por ato nuk do t’ju japin kurrė efektin e kremrave enkas pėr nxirje. Problemi qėndron se kremrat hiratues pėrmbajnė agjentė zbardhues (pėr shembull acid frutash). Nuk mendoj se do tė dėshironit tė kishit efekt zbardhues nė lėkurė pas nxirjes,apo jo?

    Kremrat nxirės nuk duhen pėrdorur nga persona alergjikė dhe ata tė cilėt kanė lėkurė tė yndyrshme dhe shkojnė nė estetikė pėr tė bėrė solar pėr t’a tharė atė. Shumė njerėz mendojnė se tė aplikuarit krem do tė thotė tė nxihesh nė mėnyrė jonatyrale. Epo, ēdo gjė varet nga kremi qė ju zgjidhni.
    Sigurisht mund tė ketė efekt nga kremra qė pėrmbajnė nxirės Bronx (ato kryejnė funksionin e kremrave vetė nxirės, kur ekspozohen nė diell), nėse i aplikoni ato nė lėkurė tė panxirė. Pėrdorni vetėm kremra nxirės tė cilėsisė sė lartė, tė cilat shtyjnė prodhimin e melaninės pėr njė nxirje sa mė natyrale. Gjithsesi, mund tė pyseni dhe specialistė nė estetika rreth kremrave dhe efekteve tė jashtme.



    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe pėrkujdesje pėr femrat




    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  ladyalbania-Keshilla-per-nje-nxirje-te-kujdesshme-ne-solar-cover.jpg
S: 408
Madhesia:  18.6 KB