• Megatek ofron vend pune Shitës në Departametin Hidrosanitar

HISTORIKU

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Shitës në Departamentin Ngrohje-Ftohje


Qëllimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

Detyrat dhe Pergjegjesite
:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
  • Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
  • Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
  • Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
  • Në bashkepunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
  • Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klientëve.
  • Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientët të cilin e raporton çdo ditë tek supervizori përkatës .
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë mbaruar shkollën e mesme profesionale për hidraulik
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e punës si hidraulik apo me sistemet e Ngrohje-Ftohjes.

Aftësitë:
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit.
  • Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
  • Njohuri të mira të produkteve.


Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni :
1. CV të detajuar me e-mail:
humanresources@megateksa.com ose kontakt 069 6082318

2. Duke d
ërguar më postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njer
ëzore
Autostrada Tiran
ë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top