• OFROJME KURSE KOMPJUTERI ( Rr. DON BOSKO dhe UNAZA E RE)

QENDRA EUROPIANE E STUDIMIT organizon kurse kompjuterike ne ambjenetet e saj te cilat jane te pajisura me kompjutera te rinj, me internet dhe programet baze me te rendesishme. Kursi zhvillohet tre here ne jave ose intensive dhe jepet nga mesues te kualifikuar. Kursi ofrohet ne shqip dhe ne anglisht. Qendra jone eshte e hapur edhe per kurse te specializura per kursante te avancuar, dhe synon qe se shpejti te pajise kursantet me certifikata te Microsoft-it dhe certifikata te tjera nderkombetare.

Microsoft Office

1. Moduli A- Microsoft Word
Synohet që kursanti të ketë fituar aftësitë e duhura për të vënë në përdorim të nevojave të tija programin Microsoft Word për shkrimin dhe organizimin e dokumentave të ndryshëm, qofshin këto dokumenta zyre, detyra shkolle, etj.
2. Moduli B- Microsoft Excel
Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë në gjendje të zgjidhi, me anë të ndihmës që ofron ky program, probleme apo situata të ndryshme financiare, statistikore, matematikore, etj.
3. Moduli C- Microsoft Access
Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë i aftë për të organizuar dhe përpunuar një sasi të konsiderueshme informacioni apo të dhënash që mund të jenë anketime të ndryshme, opinione, lista me emra, etj. Si dhe paraqitja e raporteve përkatëse për të dhënat e përpunuara apo të hedhura.
4. Moduli D- Microsoft PowerPoint
Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë në gjëndje të bëjë prezantime apo mini reklama të thjeshta për nevoja apo situata të ndryshme që mund të ketë.
Në fund të mbarimit të seancave të Microsoft Office prej kursantit pritet që:
a. Të ketë marrë njohuritë e mjaftueshme në masën 80% për përdorimin e paketës Office.
b. Problemet e ndryshme, si: detyra shtëpie, tema diplome, mbajtje bilanci, hyrje-dalje mallrash, bazë të dhënash, etj t'i zgjidhi me anë të kësaj pakete.
c. Synohet që kursanti në fund të kësaj etape të jetë i aftë për të organizuar dhe përpunuar një sasi të konsiderueshme informacioni apo të dhënash që mund të jenë anketime të ndryshme, opinione, lista me emra, etj. Si dhe paraqitja e raporteve përkatëse për të dhënat e përpunuara apo të hedhura.
d. Synohet që kursanti në fund të kësaj etape të jetë në gjëndje të bëjë prezantime apo mini reklama të thjeshta për nevoja apo situata të ndryshme që mund të ketë.

Microsoft Internet Explorer

Synohet që kursanti në fund të këtij moduli të jetë i aftë të eksplorojë, kërkojë dhe të dërgojë informacione të ndryshme nëpërmjet Internetit.

Gjithashtu qendra zhvillon kurse: Inxhinierie, Informatike, Grafike, Ekonomike, Dizenjim, Web Developer, Elektronike Digitale.

RREGJISTRIMET BEHEN PRANE QENDRES SONE CDO DITE :
E HENE-E SHTUNE ORA 09.00-20.00. JU MIREPRESIM!


14224863_10207626271878227_6058509765167769390_n.jpg
 


Contact
Back
Top