Synimi yne eshte qe t'u mesojme te interesuarve elementet themelore qe mbajne ne kembe kete gjuhe kaq te vjeter.



»Permes disa mesimeve hyrese synohet formimi i disa shprehive te thjeshta rreth shqipes, shprehi qe me vone do te ndihmojne ne orientimin me te mire te te huajve drejt mesimit te koncepteve te rendesishme gramatikore, fjaleformuese e leksikologjike.

»Ne kete kurs u kushtohet rendesi koncepteve me te rendesishme te gjuhes shqipe qe lidhen me kategorite e emrit, foljes, mbiemrit, peremrit, ndajfoljes etj.

»Logjikisht fillohet nga me e lehta te me e nderlikuara. Shkalle-shkalle formohen konceptet gramatikore, rritet aftesia fjaleve fjaliformuese sipas rregullave te gjuhes shqipe, kalohet nga fjalite e thjeshta – modele te fjalite e formuara nga kursanti, bazuar ne njohurite e tij.

»Vend me rendesi ze fjalori, shpjegimi i kuptimit te fjaleve dhe ndryshimet qe ato perbejne ne procesin e te folurit. Pjeset per lexim fillimisht jane kushtezuar nga njohuri te kufizuara e synohet qe ky rreth njohurish te zgjerohet.

»Sensi praktik, koncepti i orientimit praktik te kursantit ne nje ambient shqiptar qendron ne themel te disa teksteve, te cilat te thjeshte ne dukje, plotesojne nevojat utilitare Zgjerimi i njohurive per shqipen permes tyre eshte synimi i perhershem i ores se mesimit te shqipes.

»Bota shqiptare eshte prezente permes ketyre teksteve, duke filluar nga emrat e njerezve, te rrugeve, sendeve karakteristike, gatimeve tradicionale, shpalosjes se bukurive te Shqiperise etj.

»Shprehite praktike per mesimin e gjuhes shqipe mbeshteten prej nje numri te madh e te larmishem ushtrimesh. Ata jane te ndare ne disa kategori:

a. Ushtrime te drejtperdrejta me pergjigje pohuese apo mohuese

b. ushtrime me vende bosh qe kerkojne te plotesohen

c. ushtrime alternative me disa pergjigje

d. Ushtrime te ndara ne pjese qe kerkojne plotesim fjalie

e. Ushtrime me vendosje fjalesh ne menyre te ērregullt, me “defekte” gramatikore qe kerkojne vemendje dhe asimilim te rregullave te mesuara

f. Ushtrime ne forme dialogesh ku eshte dhene vetem njera alternative etj.

Shembujt me se shumti dhe ushtrimet mbeshteten ne kulturen shqiptare e boten e popullit qe e mbart ate.

Ne kete kurs kemi menduar qe bashkebisedimi mesues – kursant , drejtuar nga mesuesi mund te jape rezultate shume te mira ne pervetesimin e koncepteve baze te gjuhes shqipe.

RREGJISTRIMET BEHEN PRANE QENDRES SONE CDO DITE :
E HENE-E SHTUNE ORA 09.00-20.00. JU MIREPRESIM!

QENDRA EUROPIANE E STUDIMIT NR.1
RR. DON BOSKO (PRANE VIZION PLUS)
PALL. TID
SH.A, KATI 2, AP.10


QENDRA EUROPIANE E STUDIMIT NR.2
RR. TEODOR KEKO, UNAZE E RE
PALL. ALES, SHK.1, KATI 2,AP 3
(Perballe karburant Kastratit, mbi dyqanin e Vodafonit)