• ITK Albania ofron trajnime për kontabilitetin Praktik

ITK Albania ofron trajnime për kontabilitetin Praktik, si të vini në praktikë njohuritë që keni marrë gjatë studimeve në kushtet reale të ndermarrjes.

Programi nis me konceptet bazë në kontabilitet, me plotësimin dhe kontabilizimin e dokumentave bazë të arkës, bankës, magazinës, shitjeve, blerjeve, listëpagesave, ditarëve, formularëve të deklarimit të detyrimeve tatimore, bilancit dhe pasqyrave financiare, etj.

1.Ku qëndron celesi i këtij suksesi .

1.Në radhë të parë ky sukses qëndron në faktin e mënyrës së shpjegimit, korektësinë dhe aftësinë komunikuese,mënyrës bindëse në shpjegimin e “ekuacionit kontabël”.

2.Cdo transaksion financiar i jepet kursantit i printuar,me qellim që ai ti kuptoje më mirë lidhjet:Regjistrim-kontabilzim,-Libri I Madh-llogari analizash –kartela magazine,e kështu me radhë.

3.Ne kemi përfshirë,dhe shpjegojmë cdo lloj transaksioni që ndodh në shoqëritë tregtare ,mënyren e mbajtjes së kontabilitetit dhe vecoritë që ekzistojnë midis shoqërive tregtare të ndërtimit,shërbimit,tregtimit ,farmaceutike e tj ,me qëllim që pas kursit, kursanti të jetë i aftë profesioanlisht të punojë në cdo firmë apo kompani që do të fillojë punë si kontabilist apo ekonomist finance.

4.Ne nuk shpjegojmë me leksione te shkëputura,kjo do të ishte monotone dhe ju me siguri nuk do të kishit nevoje për këtë mënyrë shpjegimi.

Ne kemi ndërtuar një ushtrim të plotë të një ndërmarje prodhimi, dhe ju vetë do të filloni punën në kompjuter nëpërmjet programit financiar “Financa 5 “, "Alpha Platinum"duke hapur nje ndermarje të re me nje kod ne emrin tuaj.Ju do të kini cdo lloj dokumentacioni mbi tavolinën e punës,faturat e blerjeve dhe shitjeve,praktikat e importeve dhe eksporteve,statement of the bank,mandat arkëtimet dhe mandat pagesat e arkës e shumë tepër……


Ju do të mësoni ligjet e sistemit fiskal,kuptimin ,interpretimin , zbatimin e drejtë të tyre dhe reflektimin e tyre në kontabilitetin tuaj financiar.


Në fund të traimint ju do të merni me usb të gjithë ushtrimin e zgjidhur ,e instaloni atë në kompjuterin tuaj,ose në kompjuterin e kompanisë ku punoni ose do të punoni,duke patur kështu shembullin tuaj si një ndërmarje prove ,më të cilën mund të konsultoheni për ndonje rast që mund të haroni gjate kalimit te kohes.

Në fundë të Trajnimit tëgjithë kursantet pajisen me nje certifikat te njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Punes.
 


Contact WhatsApp
Back
Top