Rezi

Staff member
  • GB, organizim Aktivitet kulturor i ESTistiKO në Londër

lloji i njoftimit. : organizim

Shteti............: GB,

ESTistiKO Organizon!



Të dashur ESTetisTA,



Tani që Vera 2004 po na largohet, dhe shiu po bjen, normal me shpresa që Hurikani nuk i afrohet bregdetit ‘pitoresk’ Britanez (edhepse Zeqa tha - ‘S’ka shansa, se s’ja kan jep vizen’), ne po e vazhdojme tonën.



Në skenë kemi përsëri grupin 'JETON' (www.jeton.co.uk), të cilët janë shkrirje e këngëtarit dhe daullistit Shqiptar, kitaristit Peruvian, basistit Anglez + mysafire tjerë të ftuar.



KONAKU:



111-113 'Oh Bar', Camden High Street, Camden Town

E Enjte, 23 Shtator 2004

Nga ora 18.30, Programi prej 19.00 - 02.00

Natë me 'JETON Band' + Friends

Hyrja: £7.00, £5.00 student (NUS card)



PROGRAMI:



19:00 Albumi i ri nga Eda Zari "Supernaturale"

20:00 DJ Jazzoterric nostalgjik për muzikë nga Kurrizi i '80-av

21:00 DJ LexDex – RnB

21:40 'JETON BAND' – LIVE

22:30 DJ Jazzoterric – Jazz

23:00 'JETON BAND' + Friends - LIVE

23:45 DJ LexDex – Electro House

00:30 DJ Jazzoterric – Etno

01:00 DJ LexDex – Funky House

01:45 DJ Jazzoterric – Rock shqip, këndojme së bashku

02:00 Puthje dhe përqafime



ANTARESUESET*



Antarësueset garantojnë hyrjen për dy persona me një antarësuese para orës 20.30.



ESTistiKO



*Ata te cilët nuk i kan Antarësueset mund ti marrin:

te shtunen 18/09/2004: Swiss Cottage Pub 15:00 - 23:00

te dielen: 19/08/2004: Koha Bar 20:00 - 23:00

dhe te hyrja me 23/09/2004: Oh Bar - 18.30



Si pjesë e këtij e-maili keni edhe konfirmimin e të hollave të mbledhura nga ahengu i fundit për Kastriotin e vogël, i cili është në shërim në Austri.









estistiko
lpromovues të artistëve shqipëtar në Londër
Ipromoting albanian artists in London
 
Back
Top