• Tirane, ofroj vend pune Specialist i marketingut te aviacionit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kërkon të punësojë:

SPECIALIST TË MARKETINGUT TË AVIACIONIT

i cili do të raportojë tek Manaxheri i të Marketingut të Aviacionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:

  • Ndihmon në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e politikave nxitëse të marketingut për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës;
  • Përgatit dhe transmeton informacion me qëllim stimulimin e udhëtimit ajror;
  • Ndjek përmbushjen e objektivit të kompanisë në lidhje me të ardhurat kundrejt buxhetit të planfikuar;
  • Ndihmon në mbajtjen , zhvillimin dhe azhornimin e kontakteve me linjat ajrore;
  • Merr pjesë në mbledhjen dhe përpunimin e të dhenave statistikore të aeroportit;
  • Përgatit dhe mban korrespondencën zyrtare.



Kërkesat e pozicionit:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi (preferohet dega Marketing ose Manaxhim);
  • Përvojë e mëparshme pune në fushën e marketingut;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e kohës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizuese;
  • Dëshirë për të punuar në grup.



Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm aplikantët e interesuar duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në website www.tirana-airport.com dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të azhornuar në adresën elektronike [COLOR=#0000ff]human-resources@tirana-airport.com[/COLOR] ose në recepsionin e Godinës së Administratës (Rinas).




Data e fundit e aplikimit është 25 Gusht 2007.


Departmenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV-ja.

Tel. : 04381600
 


Apply
Back
Top