• Kavaje, - Shtëpia e të moshuarve “GOLEM”

- Objektivi kryesor i stafit drejtues do të jetë puna me njerëzit dhe kujdesi për të moshuarit, duke krijuar ndërmjet punonjësve dhe banorëve një gjuhë miqësore, bashkëpunimi, si pasojë e punës së organizuar e kërkesës së llogarisë në mënyrë periodik, kjo për ti dhënë mundësinë banorëve të shtëpisë tonë të pushimit.“GOLEMI“ te ndjehen si nje familje e madhe te mbushur me qetesi dhe ngrohtesi.
- Shtëpia jonë është e hapur dhe do të mirepresë të gjithë banorët që janë të interesuar .
- Sot në Shqipëri, shërbimi social shtetëror është i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesat sasiore dhe cilësore të strehimit dhe përkujdesjes për të moshuarit. Në shtëpinë e të moshuarve Golem, ne kemi parashikuar ngritjen e një shtëpie për të moshuarit.
- Duke respektuar standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit, kemi projektuar një mjedis të sigurt dhe kushte jetese sa më aktive për të arritur një plotësim cilësor të shërbimeve për të moshuarit.
- Shtëpia shtrihet në një sipërfaqe ndërtimi prej 610 m2.
- Ambjentet e jashtme zënë një sipërfaqe prej 389 m2.
- Godina ka instalime elektrike dhe hidraulike bashkëkohore.
- Godina ka nje kapacitet prej 14 dhoma.
- Dhomat kanë sipërfaqe rreth 20 m2 .
- Gjithashtu ka tualet për cdo dhomë.

- Shtëpia e shërbimit përmban dhoma komode me kapacitet prej tre krevatesh,gjithashtu mobilim i nevojshem si dollape , komodina etj.
- Ajrim dhe ndricim i mjaftueshëm brenda normave .
- Sigurimi i një ambjenti me temperatura të duhura për ngrohje në dimër dhe freskim në stinën e verës,
- Ambjent ngrënie ; restoranti ku do të shërbehen të gjitha vaktet e rregullta të ushqimit i cili ka një sipërfaqe prej 100 m2.

- Me kapacitet prej 60 personash, dhe me mobilim komod.
- Guzhina është e pajisur me të gjitha pajisjet e gatimit dhe enët e guzhinës ,plotëson të gjitha kushtet e higjenës së duhur dhe do të drejtohet nga guzhinierë profesionistë.
- Janë parashikuar të gjithë lehtësirat e nevojshme për një përkujdesje të plotë, nga holli me komoditetin e nevojshem për këtë moshe për ndenje dhe shplodhje, në aktivitete të ndryshme si, Ambient për të ndjekur programe televizive, Biblioteka, salla e lojrave të tavolinës, si tavëll,domino,shah etj.
- Higjena tek ne do te jete maksimale, do të sigurohet pastërtia në ambjentet e cila do të jetë në nivelin më të lartë dhe higjena personale që përfshin edhe larjen e garderobës si dhe sigurimin e një pjese kryesore të veshjeve të tyre,Infermieria me shërbim 24-orësh.
- Ambienti për punonjësin social i cili do të mirepresë dhe studiojë cdo te moshuar si rast me vete duke i dhënë mbështetje nga ana psikologjike dhe emocionale.

- Salla për konsulencën e mjekëve,nga i cili do të ndiqen të gjithë të moshuarit për cdo problem mjekësor,
Gjithashtu në shtëpinë e të moshuarve “GOLEM” ofrohen dhe shërbime funerali ne raste fatkeqsie dhe mbështetje për këtë situate.
Në shtëpinë e të moshuarve “ GOLEM” do të trajtohen dy kategori të moshuarish:
1 Të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit
2 Të moshuarit që bëjnë pjesë të grupit B i invalidëve që mund të mos ta kenë mbushur moshën e pensionit.
- Në sipërfaqen e gjelbëruar përballë me shtëpinë e të moshuarve, pranë shëtitores janë parashikuar udhëza për shëtitje, një kënd shplodhje në natyrë dhe një kënd pushimi për ta, ambient për shëtitje dhe shplodhje me stola midis luleve dhe një bar i vogël nën cadra.

Cel. : +355 69 3318540
 


Contact WhatsApp
Back
Top