• Tirane, ofroj vend pune Administrator Sistemesh

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
Digicom, operatori i vetëm 100% me fibër optike, vijon të rritet si kompani dhe të kërkon ty të bëhesh pjesë e ekipit tonë.
Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit Teknik të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.
Titulli pozicionit: Sytem Administrator.
Linja raportimit: Ky pozicion relaton direkt tek përgjegjësi i IT dhe i Rrjetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë
1. Instalon, mirëmban, konfiguron dhe bën backup-in dhe restaurimin e shërbimeve kur është e nevojshme për paisjet dhe shërbimet e Digicom.
2. Instalon dhe konfiguron sistemet operuese, shërbimet e ndryshme si mail server, DNS, FTP, web, VOIP, IPTV, sistemet e monitorimit, etj.
3. Monitoron logset e sistemeve kritike, vlerëson ecurinë e tyre qoftë nga ana funksionale, ashtu edhe nga ana operacionale, konfiguron kushtet e alarmeve për rastet kur resurset janë drejt ezaurimit.
4. Përcakton dhe ndjek procedurat e punës për sigurimin e mbarëvajtjes së shërbimeve të Digicom.
5. Planifikon në kohë përditesimet e nevojshme, ndërhyrjet e nevojshme të mirëmbajtjes si të zgjerimit të resurseve.
6. Ndjek me përparësi dhe përditesohet vazhdimisht në lidhje me problemet e sigurisë të zbuluara mbi sistemet në përdorim dhe lajmëron në kohë, planifikon dhe zbaton në bashkëpunim me skuadrën përkatese të IT rregullimin e këtyre problemeve
7. Zbulon dhe zgjidh në kohë problemet e funksionimit të paisjeve, programeve dhe shërbimeve.
Përcakton dhe konfiguron akseset e shkallëzuara në resurset e informacionit si dhe ndjek politikat përkatëse të sigurimit të informacionit të kompanisë
8. Krijon skripte, ndërfaqe, shërbimet web, etj; për integrimet e nevojshme të sistemeve të kompanisë ndërmjet tyre dhe/ose me sisteme të ndryshme të partnerëve të kompanisë.
9. Planifikon blerjet e nevojshme të paisjeve, programeve si dhe te licensave të nevojshme konform nevojave të kompanisë.
10. Merr pjesë në projektet që kanë të bejnë me shërbimet e ndryshme të kompanisë.


Kërkesa për kandidatët
1. Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshme janë dega e elektronikes, informatikës ose ai duhet të ketë eksperiencë të dallueshme).
2. Të ketë të paktën tre vjet në pozicionin e administrimit të sistemeve në një kompani telekomunikacioni ose me larmi të ngjashme të sistemeve.
3. Eksperiencë shumë të mirë në rrjetet dhe protokollet e rrjetit, në konfigurimin dhe gjetjen e problemeve të lidhura me konfigurimet e rrjetave, routimet, loop-et, humbjet e paketave, etj.
4. Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të gjetjes së problemeve si telnet, ping, traceroute, ftp, tcpdump, nslookup, etj.
5. Kandidati duhet të ketë eksperiencë të dallueshme në sistemet virtuale VmWare, Vcenter 5.x, etj.
6. Kandidati duhet të ketë eksperience në sistemet operuese Linux (Debian, Centos, etj), sistemet VOIP (bazuar ne Asterisk: Vicidial, A2billing, Kannel, etj).
7. Eskperiencë në punën me databazat kryesore, në instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen e tyre, si dhe në punën konkrete me to (eksperiencë e dallueshme në programim për databaza).
8. Preferohen kandidatët që kanë certifikata në administrimin e sistemeve virtuale, sistemeve Linux dhe sistemeve Cisco.
9. Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze të shkruar, lexuar dhe folur.
10. Kandidati duhet të njohë programet e dokumentimit si Visio, paketën Office. Ai duhet të dijë të dokumentojë si duhet sistemet, konfigurimet, procedurat bazë, etj.
11. Leje drejtimi të automjetit.

Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në hr@digicom.al dhe të urojmë suksese. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per hapa te metejshem.
 


Apply
Back
Top