• Tirane, ofroj vend pune ne pozicionin e Keshilltarit te Biznesit

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi do filloje implementimin e nje projekti te ri, objektivi I te cilit eshte te kontribuoje ne kapercimin e perjashtimit social dhe paqendrueshmerise eknomike te te rinjve dhe familjeve me veshtiresi sociale dhe ekonomike ne qytetin e Tiranes.

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi, kerkon te punesoje nje person ne pozicionin e Keshilltarit te Biznesit


Detyrat Kryesore:

1. Te zhvilloje kriteret per vleresimin fillestar te aplikanteve si dhe te plotesoje te gjithe documentacionin perkates;
2. Te ndihmoje perfituesit per te ngritur dhe zhvilluar biznesin e tyre, si dhe te siguroje pajtueshmerine me sistemet tatimore; te mbeshtese perfituesit me procedurat e aplikimeve;
3. Te analizoje mundesite e ofrimit te programeve per start up-in e nje biznesi ne rajon;
4. Te zhvilloje dhe implementoje plane biznesi per perfituesit si dhe te kryeje monitorimin mujor te progresit te tyre;
5. Te mbeshtese studentet sipermarres si dhe ata ne fazat e para te krijimit te biznesit me cdo keshillim qe i perket fushes se biznesit;
6. Te zhvilloje strategji biznesi dhe siguroje informacion real mbi fillimin, rritjen dhe zhvillimin e nje biznesi te suksesshem per perfituesit.

Profili për pozicionin Keshilltar Biznesi

* Diplome universitare ne deget Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim; Do te konsiderohen edhe aplikantet ne dege te tjera, por qe plotesojne kriteret e meposhteme.
* Minimumi 3 vjet experience pune ne fushen e projekteve; experience ne projekte te fuqizimit ekonomik dhe perfshirjes sociale eshte nje avantazh;
* Njohuri shume te mira te rrjetit te bizneseve ne vend;
* Njohuri shume te mira ne hartimin e planit te biznesit, manualit dhe udhezuesit te biznesit.
* Njohuri shume te mira mbi procedurat e aplikimit per start-up biznesi
* Aftesi shume te mira komunikuese
* Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
* Dëshmi aftësie për drejtim automjeti
Paraqitja e dokumentave

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 29.01.2017 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top