• Tirane, ofroj vend pune Audit i Brendshëm

Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Audit i Brendshëm"

Qellimi i Pozicionit: Auditi i Brendshëm do të kryejnë kërkime dhe hetime proceduriale, analiza, dhe vlerësime në lidhje me funksionin e auditimit të brendshëm.
Raporton: Administratori

Detyrat/Pergjegjësitë:
• Analizon dhe mbështet në analizën gjatë auditimit të një departamenti apo njësie të shoqërisë.
• Kontrollon dhe vlerëson veprimtaritë e njësive të shoqërise si dhe punën individuale të punonjësve të shoqërise për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, procedurat dhe politikat e shoqërisë.
• Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit te auditit të brendshëm.
• Kryen kontrolle dhe verifikime të procedurave të ndjekura gjatë proceseve të punës në cdo njësi të shoqërisë si dhe përpilon raportet përkatëse.
• Bashkërendon dhe menaxhon angazhimin e njësive apo punonjësve përkatës në procesin e kryerjes së auditimit të brendshëm.
• Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë procesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e shoqërisë.
• Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimit të miratuara nga Drejtori

Kualifikime/ Kërkesa:
• Diplomë Universiteti në një nga degët e Fakultetit Ekonomik.
• Eksperienca te mëparshme në fushën e Financës, 3-5vjet.
• Njohje të mirë të Gjuhës Angleze.
• Aftësi të mira kompjuterike, Njohja e Programeve të paketës Office

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 28.02.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154
 


Apply WhatsApp
Back
Top